Kurti: 2024 të jetë i mbushur me paqe e dashuri, prosperitet e unitet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një video-adresim me rastin e Vitit të Ri u është drejtuar qytetarëve të vendit


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një video-adresim me rastin e Vitit të Ri u është drejtuar qytetarëve të vendit, duke i uruar ata që viti i ardhshëm 2024 të jetë i mbushur me paqe e dashuri, prosperitet dhe unitet për të gjithë.

Ai ka thënë se Kosova do të tregohet konstruktive në raport me shtetet aleate sa i përket procesit të dialogut me Serbinë dhe se çdo marrëveshje që do të nënshkruhet nuk do të kërcënojë sigurinë e integritetin territorial, kushtetutshmërinë e rendin ligjor të vendit tonë.

Në fjalimin e tij, kreu i ekzekutivit ka folur mbi sfidat dhe sukseset gjatë vitit që po lëmë pas.

I pari i ekzekutivit ka siguruar qytetarët e Kosovës se Qeveria që ai drejton do të vazhdojë të jetë në shërbimin e tyre dhe të merr vendime me ndikim pozitiv, duke rikujtuar se kjo qeveri është garanci e mos korruptimit dhe garanci e luftimit të korrupsionit.

Ai ka përmendur edhe Ligjin e ri për Pagat, përmes të cilit do të sigurohet një pagë dinjitoze për mjekët, profesorët dhe prokurorët.

Kryeministri Kurti ka përmendur edhe ankandin për termocentralin diellor prej 100MW, mbulimin e plotë me internet në të gjithë territorin e vendit, rritjen e sektorin të bujqësisë me një buxhet që tejkalon 100 milionë euro.

Po ashtu ka përmendur buxhetin e ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes prej 200 milionë eurosh, ose mbi dy për qind të bruto prodhimit vendor sikurse e kërkon NATO-ja, sigurimin e dronëve Bajraktar.

Për komunitete jo-shumicë janë ndarë 259 grante për projekte ndërmarrëse dhe OJQ në kuadër të fondit 3 milionësh, ndarjen e 1900 bursave nga gjithsej mbi 4600 gjithsej në tre vite për studente vajza dhe gra të përqendruara në fushën Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë.

Ai ka theksuar po ashtu se nënat lehona për herë të parë marrin shtesa për vete dhe fëmijët e tyre të porsalindur, sikurse marrin të gjithë prindërit e fëmijëve nën 16-vjeç, ndërsa në arsimin dual është rritur numri i programeve në 12 profile, miratimin e Fondit sovran, ndërsa që do të fillojnë me përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030.

Kurti ndër sukseset ka përmendur edhe hyrjen në fuqi të udhëtimit të qytetarëve të Kosovës drejt BE-së pa viza nga 1 janari 2024, duke i dhënë fund një pritjeje shumëvjeçare. /KosovaPress/

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Njerëzit me informacion të gabuar janë të rrezikshëm, njerëzit e indoktrinuar me propagandë janë shejtanë budallenj.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Liri përmes Artit 2”, simbolika e ëndrrës përmes krijimit

një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar “Liri përmes Artit 2”