Presidenti i EOC, Spyros Capralos viziton KOKSH

Presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Raffaelo Pagnozzi, kanë vizituar Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.


Presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Raffaelo Pagnozzi, kanë vizituar Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Drejtuesit e EOC-së u pritën nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe Sekretari i Përgjithshëm Gerti Shima.

Ylli, duke falënderuar presidentin Capralos për vizitën ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e pakursyer që Komiteti Olimpik Evropian po e jep për KOKSH në projekte të ndryshme me qëllim zhvillimin e sportit në Shqipëri.

Ylli e njohu mikun e tij me punën e realizuar deri tani nga KOKSH, si dhe me projektin ambicioz “Ekipet Sportive në Shkolla”për masivizimin e sportit në shkolla, projekt ky shume i vlerësuar nga te gjitha komitetet olimpike.

Nga ana e tij, presidenti Capralos dhe sekretari i Pagnozzi përgëzuan presidentin e KOKSH, Ylli për sukseset e arritura në kohë kaq të shkurtër.

Krerët e EOC-së së bashku me drejtuesit e KOKSH janë pritur gjithashtu në një takim të nivelit të lartë nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Hoxha: Arbëreshët, urë e gjallë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në edicionin e 31-të të Manifestimit Kulturor Folklorik për…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Arbëreshët, urë e gjallë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në edicionin e 31-të të Manifestimit Kulturor Folklorik për…