Gjeloshaj: Faktorizimi i Shqipërisë dhe përkrahja e Diasporës, vendimtare në fitoret tona

Zv.kryeministri për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, sot në Samitin III të Diasporës


Zv.kryeministri për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj deklaroi sot në Samitin III të Diasporës që po zhvillohet në Tiranë, se “duhet të jemi të gjithë kështu të bashkuar dhe të promovojmë vlerat tona të përbashkëta”.

Duke folur për shqiptarët në Malin e Zi, Gjeloshi tha se “shqiptarët janë integruar dhe forcuar në institucionet në Mal të Zi si kurrë më parë. Avancimi ndërmjet institucioneve, bashkimi jonë dhe zhvillimi i shqiptarëve po arrijnë një sërë suksesesh si në nivel lokal dhe në atë shtetëror”.

“Kuadrot tona në qeveri qoftë si ministra, qoftë si drejtorë të administratave shtetërore kanë treguar një shkallë të lartë profesionalizmi, ekspertize dhe një qasje gjithëpërfshirëse. Sot shqiptarët janë një faktor ku pa të cilët asnjë qeveri e ardhshme nuk do të mund të ketë legjitimitet sepse ne jemi e vetmja shtyllë konstante dhe e sigurt evropiane dhe euroatlantike në Mal të Zi”, nënvizoi Gjeloshi.

“Diaspora e shqiptarëve nga Mali i Zi shumë herë gjatë historisë ka pasur rol kyç dhe vendimtar dhe dua të veçoj këtu diasporën tonë nga SHBA, të cilët hapën dyert e Kongresit amerikan në vitet ’90 për Kosovën që të dëgjohej represioni që po bëhej në Kosovë nga krimineli Millosheviç. Aty ishte rrugëtimi i asaj që më në fund Kosova të jetë shtet i lirë dhe sovran”, tha Gjeloshi.

Zv/kryeministri Gjeloshaj u shpreh se “sa i përket shqiptarëve në Mal të Zi, ky zhvillim, ky faktorizim që kemi nuk ka ardhur rastësisht, kanë ndikuar disa faktorë të rëndësishëm si faktorizimi dhe forcimi i shtetit amë Shqipërisë në 10 vitet e fundit në drejtimin e kryeministrit Rama dhe faktorizimi dhe bashkimi jonë atje në proceset zgjedhore, por edhe përkrahja e madhe e diasporës që fitoret tona të jenë vendimtare. E treta që e përmendi edhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është edhe hapësira e integrimit”.

Gjeloshi tha se “do të marrim edhe hapa të tjerë që të jemi edhe më integruar që të jemi faktor i madh në zhvillim. Për herë të parë në histori anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi është zgjedhur një shqiptar”.

(Marrë nga ATSH)

Përzgjidhet logoja e 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut!

Autorja është arkitektja Ejona Karkini.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Përzgjidhet logoja e 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut!

Autorja është arkitektja Ejona Karkini.