Cilësia dhe siguria ushqimore, Denaj: Përafrim me BE-në dhe zgjerim i tregut të eksporteve

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO) zhvilluan Forumin e parë Kombëtar për Cilësi dhe Standarde.


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO) zhvilluan sot në Tiranë, Forumin e parë Kombëtar për Cilësi dhe Standarde.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj së bashku me ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber dhe përfaqësuesen e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney, hapën punimet e Forumit, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve të linjës ekspertë të fushës dhe aktorë që operojnë në sektorin e bujqësisë.

Në fjalën e mbajtur me këtë takim, ministrja Denaj u shpreh se, “rritja e cilësisë dhe standardeve të produkteve bujqësore, mbetet thelbësor në zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit agroushqimor; integrimin e inovacionit në bujqësi, bashkimin e operatorëve dhe realizimin e objektivit për 1 miliard USD eksporte shqiptare në 2030”.

Sipas saj, vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të thellë ekonomik, duke shënuar rritje të ndjeshme në sektorin bujqësor dhe një zgjerim të dukshëm të turizmit me ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë bujqësore.

“Në dekadën e fundit, Shqipëria ka pesëfishuar në vlerë eksportet e produkteve bujqësore duke arritur në shifrën e mbi 500 milionë dollarë. Ne shesim sot me çmime më të larta në më shumë se 80 destinacione dhe kemi tejkaluar për të parin vitit tendencën e importit si dhe çmimin për njësi të tij. Kjo flet për rritje cilësore drejt tregjeve elitare”, u shpreh Denaj.

Ajo tha se, rritja eksponenciale e numrit të turistëve krijoi një kërkesë të shtuar për produkte ushqimore që u përballua me shumë sukses nga prodhimi vendas.

Ministrja informoi se, konsumi i brendshëm u shtua me 17.2% për 9-mujorin 2023, që përfaqëson në vlerë, më shumë se 615 milion dollarë prodhime shqiptare të konsumuara deri në fund të shtatorit”, teksa vuri në dukje se, “sfidë mbetet, përputhja me standardet e sigurisë ushqimore dhe të cilësisë, që janë kritike për përafrimin me BE-në dhe kërkesat e tregut të eksportit”.

Gjatë fjalës së saj, Denaj vlerësoi Programin Global të Cilësisë dhe Standardeve (GSQP) në Shqipëri, të mbështetur nga qeveria zvicerane, që ka qenë i rëndësishëm në forcimin e cilësisë dhe ka rritur në mënyrë të qëndrueshme aksesin në treg të SME-ve në sektorët e bimëve aromatike dhe fruta-perimeve, që kryesojnë në eksportet “Made in Albania”.

“Mbetet një prioritet absolut ndërgjegjësimi i operatorëve për rolin dhe rëndësinë e institucioneve të Infrastrukturës së Cilësisë dhe nevoja për rritjen e kapaciteteve të laboratorëve vendorë dhe organizmave certifikues”, deklaroi Denaj. Gjithashtu, vijoi ajo, iniciativa e programeve të trajnimit dhe përshtatja ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike në prodhim, janë kyçe për nxitjen e një sektori të përgjegjshëm dhe elastik agroushqimor.

Ministrja theksoi angazhimin e qeverisë për mbështetje buxhetore të sektorit në drejtim të rritjes së cilësisë dhe standardeve.

“Po bëhen përpjekje për të ndërtuar kapacitete me rritje te fondeve buxhetore me gati 25% për vitin 2024, si dhe në bashkëpunim me një projekt të Bankës Botërore do të adresojmë mbështetje në fushën e sigurisë ushqimore, me objektivin e vetëm përmirësimin e shërbimit të testimit laboratorik dhe rritjen e besimit dhe besueshmërinë e infrastrukturës tonë cilësore”, deklaroi Denaj.

Ajo u ndal në domosdoshmërinë strategjike për harmonizimin e infrastrukturës tonë të cilësisë me standardet ndërkombëtare, për të siguruar konkurrencën dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të sektorit agroushqimor.

“Së bashku me biznesin, ne jemi të përkushtuar për të ngritur sektorin agroushqimor të Shqipërisë në lartësi të reja. Për biznesin kjo është një domosdoshmëri edhe pse një kosto në vitet e para, por e bindur që vlerësohet si një investim për produktivitet në afatmesëm”, deklaroi Denaj.

Programi GQSP është pjesë e një nisme globale që mbështet 12 vende në mbarë botën për të rritur potencialin e prodhimit vendas dhe për të rritur cilësinë dhe standardet e sigurisë. Zbatimin e bën Organizata e Kombeve të Bashkuar për Zhvillim Industrial (UNIDO) dhe financohet nga shteti zviceran, përmes Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO).

(Marrë nga ATSH)

Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët e Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe autoritetet e Policisë së Shtetit nderuan sot të rënët në krye dhe për shkak…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Tragjedia e një shoqërie përmes fatit të një gruaje dhe fëmijëve të saj…

Këto janë ngjarje për të cilat e vërteta s’do të dalë asnjëherë në pah, por çfarëdo të zbulohet nga kjo…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët e Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe autoritetet e Policisë së Shtetit nderuan sot të rënët në krye dhe për shkak…