“Komploti” i Ben Blushit vendos rekord në Panair

Beni të fut në botën e personazheve të tij. Bashkëjeton me ta, edhe pse ngjarja ndodh në vitin 2044!


Nga Dash Frashëri

“Komploti”

Botimi i ri i Ben Blushit po vendos rekorde shitje në Panairin e 26-të të Librit. Një roman futurist!

Gazetari dhe shkrimtari i njohur vjen në ngjarjen më të madhe me publikimin e tij t[ dhjetë. Ai ka filluar krijimtarinë me vëllimin “100 ushtarë”, mandej romanet “Të jetosh në ishull”, “Otello, Arapi i Vlorës”, “Shqipëria”, “Kandidati” dhe “Kryeministri”; esetë politike “Hëna e Shqipërisë” dhe “Letër një Socialisti”, si dhe librin me portrete “41 sekrete”.

Ben Blushi është nderuar me çmime të ndryshme letrare, si çmimi “Kult” (2015), si eseist i vitit për “Hëna e Shqipërisë”, Çmimi Europian i Letërsinë (2014) për romanin “Otello, Arapi i Vlorës”, çmimi “Lumo Skëndo” (2022) për librin “41 sekrete”.

Blushi, së bashku edhe me gazetarin dhe moderatorin, Blendi Fevziu, e kanë traditë që të vijnë çdo vit me nga një botim të ri. E kanë në traditë të shkëmbejnë librat me njëri-tjetrin.

***

Stenda e Botimeve “Pegi” është një nga më të zhurshmet, e vizituar në mënyrë të pazakontë.

Thuajse të gjithë kërkojnë me autograf romanin më intrigues të tij, një komplot, i cili edhe pse imagjinar, i ndodhur 20 vjet më pas, në vitin 2044.

Kështu, pas 20 vjetësh, në Shqipëri do ketë 200 mijë afganë dhe vetëm 700 mijë shqiptarë. Është pothuajse një katastrofë kombëtare.

Dhe cilat janë pasojat? Ajo që po i ndodh Anglisë në ditët që po jetojmë, Ben Blushi na e sjell si do jetë Shqipëria pas 20 vjetësh. Derisa Anglia ka kryeministër Rishi Sunak me prindër nga India dhe kryetar të Bashkisë së Londrës Sadiq Khan me orgjinë nga Pakistani, çdo të ndodhë me Shqipërinë e vitit 2043?

Parashikimi i Blushit është tronditës!

Paralelshit mer këtë histori shumë tërheqëese në roman ka edhe një linjë tjetër shumë interesante. Leon Trocki revolucionari i njohur rus, ideologu i revolucionit bolshevik në vitin 1917, ishte një gazetar që mbulonte Luftën Ballkanike në vitin 1913. Ai ishte në disa qytete shqiptare në Maqedoni dhe pasqyroi në gazetat e kohës masakrat serbe ndaj popullisë shqiptare. Por teksa qendronte në një shtëpi shqiptare në Gostivar përdhunoi një vajzë shqiptare 16 vjeçe, vajzën e doktor Ferid Muradit, pikërisht ajo që ishte martuar me Ali Dostin.

Nga ky krim lindi një djalë memec që Trocki nuk e njohu kurrë, Murad Dosti. Leon Trocki u largua dhe përfundoi i surgjynosur në Meksikë ku edhe u vra në vititn 1940. Por historia e djalit të tij është baza e romanit. Djali i Troclit u bë mjek si gjyshi nga e ëma. Ai Dosti dhe vajza e doktor Muradit ishin të martuar dhe u ndanë për arsyen se ai rezultoi se nuk bënte fëmijë. Murad Dosti ishte memec dhe u martua me një vajzë shqiptare në Gostivar me emrin Zina dhe bëri fëmijë me të një djalë që u quajt Hasan Dosti.

Zina e mësoi përdhunimin nga gjyshja. Kur mësoi për historinë e marrëdhënies së Leon Trockit me të ëmën e vet, Hasan Dosti braktisi Maqedoninë dhe erdhi në Shqipëri nga liqeni i Pogradecit. Ndryshoi emrin në Leonid Trocki dhe jeta e tij tashmë kaloi përmes aventurave. Nuk rreshti së thënë se Shqipëria ishte një laborator për të testuar një bombë ideologjike. Ai arriti që në Shqipëri të organizonte një referendum për bashkimin e Shqipërisë me Rusinë.

E bukura është se të dyja historitë me ministrin afgan Mohamed Durrani dhe pasardhësin e Trockit takohen dhe lidhen. Nga njëra në kemi një afgan që u bë ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë dhe kishte mbështetjen nga SHBA dhe nga ana tjetër Leon Trocki i ri që mbështetej nga Rusia. Këtu romani arrin kulmin e konfliktit.

Projektohet një komploti sipas të cilit Shqipëria po kthehej në kazus për të nisur Lufta e Tretë Botërore dhe në të njëjtën kohë në Shqipëri do mbahej një referendum që Shqipëria të bashkohej me Rusinë. Në fakt kjo ështe një luftë mes dy supefuqive mes SHBA dhe Rusiësë.

Dhe rezulton që vetë shqiptarët të dyja këto situata i braktisin. Shqiptarët nuk rrokën armët për të ëbrë një luftë me Serbinë, ndërsa referendumi arrin të mbahet por në të gjithë vendin kishin votuar vetëm 44 persona.

Dhe rezultati ishte barazim 22 me 22. A ishte një tallje e shqiptarëve me të dy superfuqitë SHBA dhe Rusinë?

Ashtu siç lindi ashtu u shua një komplot.

***

E njoh prej  kohësh Ben Blushin si gazetar, dhe prej disa vitesh po e shijoj duke e lexuar edhe si shkrimtar. Si botues i “Tirana Diplomat” i botoj shpesh refleksionet e tij.

Romanin e tij më pëlqen ta lexoj me autografin e tij.

“Dash Frashërit me shumë vlerësim. BB”

Po e lexoj me “një frymë”. Një roman i bukur.

Beni ka stil të veçantë të treguari. Të fut në botën e personazheve të tij. Bashkëjeton me ta, edhe pse është viti 2044, 20 vjet më pas.

Si edhe këta dashamirës të tij!

___________________________________
Tiranë, më 18 nëntor 2023

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…