Shqipëri-Mali i Zi, memorandum bashkëpunimi mes komiteteve olimpike

Në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) u firmos sot memorandumi i bashkëpunimit me Komitetin Olimpik të Malit të Zi.


Në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) u firmos sot memorandumi i bashkëpunimit me Komitetin Olimpik të Malit të Zi.

Delegacioni malazez kryesohej nga presidenti i Komitetit Olimpik të Malit të Zi, Dusan Simonovic dhe sekretari i përgjithshëm, Igor Vusurovic.

Pas ceremonisë, presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli sqaroi se, deri në fund të muajit dhjetor do të jenë firmosur të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit për shkëmbimin e eksperiencave mes vendeve.

Krerët e delegacionit malazez vlerësuan nga ana tjetër rolin e KOKSH-it dhe idesë për të krijuar lojëra rajonale duke e quajtur një hap përpara për të ardhmen e këtyre vendeve.

Në përmbyllje të takimit, të dyja delegacionet ndanë pikëpamjet e tyre lidhur me shkëmbimin e eksperiencave në sporte të ndryshme si noti, volejbolli, water-polo dhe basketbolli. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Ulja e TVSH për shportën ushqimore, e mundur nga rritja e ekonomisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paketa e re fiskale nuk është rezultat i një kthese ideologjike drejt së majtës,…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Ulja e TVSH për shportën ushqimore, e mundur nga rritja e ekonomisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paketa e re fiskale nuk është rezultat i një kthese ideologjike drejt së majtës,…