Erdogan: Jemi krenarë që sot festojmë 100-vjetorin e Republikës sonë

Presidenti i Republikës së Türqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shkruar një mesazh urimi me rastin e 100-vjetorit të Republikës së Turqisë.

Presidenti i Republikës së Türqisë Recep Tayyip Erdogan ka shkruar një mesazh urimi me rastin e 100-vjetorit të Republikës së Turqisë.

“Ne po përjetojmë emocione dhe krenari që sot festojmë 100-vjetorin e Republikës sonë. Përgëzoj nga zemra qytetarët tanë që jetojnë në vendin tonë dhe në mbarë botën për 29 Tetorin – Ditën e Republikës”, ka shkruar Erdoğan në rrjetet sociale.

Në rrjetet sociale të Presidencës së Republikës së Turqise është publikuar një mesazh urimi me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës.

“Me respekt nderojmë të gjithë heronjtë tanë, veçanërisht themeluesin e Republikës sonë, Mustafa Kemal Ataturk, i cili me vetëmohim luftoi për të fituar luftën për pavarësi dhe që ky vend të bëhet atdheu ynë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat tona që Republikën e Türkiyes, të cilën e themeluam duke paguar një çmim të lartë 100 vjet më parë, ta ngremë mbi nivelin e qytetërimeve moderne, me ndjenjat e komunitetit, solidaritetit dhe vëllazërisë”, thuhet në mesazh.

Në Republikën e Türkiyes sot shënohet 29 tetori, Dita e Republikës dhe 100-vjetori i shpalljes së Republikës së Türkiyes me manifestime, programe dhe aktivitete të shumta. Dita e Republikës festohet në të gjithë vendin, nga Istanbuli, Ankaraja, Izmiri, Trabzoni deri në Gaziantep dhe Kahramanmaras.

Një delegacion i kryesuar nga presidenti Erdoğan, ka vizituar Anitkabir, mauzoleumin e themeluesit të Republikës moderne të Türkiyes, Mustafa Kemal Ataturk, me rastin e 29 tetorit. Me atë rast u intonua himni kombëtar i Republikës së Türkiyes dhe u vendosën lule. Presidenti Erdoğan më pas shkroi një mesazh në Librin e kujtimeve.

Festa kombëtare Dita e Republikës në Türkiye shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923. Republika u shpall nga udhëheqësi ushtarak Mustafa Kemal Ataturk, i cili më pas u zgjodh nga Asambleja e Madhe Kombëtare e vendit si presidenti i parë i Türkiyes moderne.

Një nga festat më të mëdha kombëtare shënohet me një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin, përfshirë vendosjen e kurorave në Anitkabir, mauzoleumin e Ataturkut. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: “The Albanian Files”, i pari libër që trajtohet si provë krimi pas komunizmit

Libri “The Albanian Files” do të jetë së shpejti edhe në librarinë “Adrion” në kryeqytet

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: “The Albanian Files”, i pari libër që trajtohet si provë krimi pas komunizmit

Libri “The Albanian Files” do të jetë së shpejti edhe në librarinë “Adrion” në kryeqytet