Rama: “Baresha” në Reç të Malësisë së Madhe, mirëpret turistë nga e gjithë bota

Në Reç të Malësisë së Madhe ndodhet agroturizmi Baresha, një oaz qetësie për turistët vendas, por edhe të huaj.


Në Reç të Malësisë së Madhe ndodhet agroturizmi “Baresha”, një oaz qetësie për turistët vendas, por edhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky agroturizëm, duke ftuar qytetarët ta vizitojnë atë.

“Baresha, një hapësirë unike e traditës që mirëpret turistë nga e gjithë bota në Reç të Malësisë së Madhe”, shkruan Rama.

Baresha ndodhet rreth 45 minuta larg nga Shkodra. Aty shërbehet e përgatiten gatime tradicionale të zonës, por dhe të sofrës shqiptare. Të gjithë prodhimet i marrin nga banorë të zonës përreth. Përveç qytetarëve shqiptarë Baresha është kthyer në të preferuarën edhe për turistët e huaj që vizitojnë veriun e vendit.

Potenciali turistik i zonave rurale krijon mundësi shumë të mira për ngritjen e sipërmarrjeve agroturistike, të cilat janë shndërruar në destinacionin e preferuar për turistët vendas e të huaj, në çdo stinë të vitit.

Agroturizmi është kthyer në një motor zhvillimi ekonomik për zona shumë të thella bujqësore dhe blegtorale dhe politikat nxitëse dhe incentivuese janë të orientuara sipas kërkesës dhe nevojës së sipërmarrësve ruralë.

#BeautifulAlbania??❤️

Baronesha, një hapësirë unike e traditës që mirëpret turistë nga e gjithë bota në Reç të Malësisë së Madhe⛰️?️

Posted by Edi Rama on Tuesday, October 24, 2023

Lexo më shumë nga

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Stërvitje dhe certifikim edhe për pilotë të NATO-s e Kosovës

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në çeljen e Shkollës Kombëtare të Fluturimit, duke e cilësuar atë një projekt ambicioz…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Stërvitje dhe certifikim edhe për pilotë të NATO-s e Kosovës

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në çeljen e Shkollës Kombëtare të Fluturimit, duke e cilësuar atë një projekt ambicioz…