Vëllezër qëndroni vigjilent, paqja kërkon ende sakrifica!

Lavdi dëshmorëve të Atdheut dhe  nderim sakrificave për liri në shekuj.


Nga Gjeneral ® Piro Ahmetaj

Për ngarjet në Kosovë:  “vëllezër qëndroni vigjilent = paqja kërkon ende sakrifica” !

 Paraprakisht, ndaj dhimbjen  dhe shpreh ngushëllimet më të ndjera famijarëve, miqve dhe kolegëve të dëshmorit të kombit Afrim Bunjaku.

Së dyti, duke u përulur për sakrificën sublime të dëshmorit/ve të Atdheut, më duhet të përsëris thirrjen ulëritëse: “vëllezër qëndroni vigjilent si dhe dy mësime të përbotshme”:

  1. A. E keqja kur harrohet, përsëritet edhe më dhumshëm dhe më përgjakshëm;
  2. B. Paqja, siguria dhe demokracia nuk janë dhurata të përjetshme”.

Së treti, riciklimi i bandave mercenare të frymëzuara nga oshilacionet e Ministrit të prapagandës së Millosheviçit si dhe Rusia-Putiniste, do duhet të na shërbejnë si “sirena alarmi” për të qëndruar zgjuar, punuar dhe luftuar çdo ditë kundër të keqes së përbashkët, kundër rikthimit te errësira e urrejtjes dhe gjakderdhjes shekullore mes popujve të vendeve të Ballkanit.

Së katërti, me përulësinë e një eksperti, me eksperiencë me shumë se modeste në çështjet e sigurisë kombëtare, rajonit, NATO-s etj, do t’i ri-këshilloja publikisht dhe vllazërisht aktorët politik dhe faktorët institucional në Prishtinë: “të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme si dhe përgjegjësive shtetërore duke i dhënë jetë Patformës “dyShtete sovrane njëKomb i vetëm”.

Thënë këtë, do duhet/must që Tiranë/Prishtinë, “me një zë të vetëm” t’ju konfirmojnë dhe provojnë partnerëve strategjik (USA/NATO/BE) se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon asnjë vend, sigurisht as Serbinë, përkundrazi do të kontribuojë për paqen afatgjatë, stabilitetin demokratik si dhe axhendën Euroatlantike të rajonit.

Së fundmi por e para nga rëndësia,  përtej vendosjes sa më shpejt para drejtësisë të banditëve dhe diskretitimit ndërkombëtar të frymëzuesve, besoj edhe me fortë se Jo të LUFTA por PAQJA mes dy vendeve dhe axhenda Euroatlantike mbeten misioni i vetëm i ardhmërisë së qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast, do doja të përcillja publikisht edhe një mesazh për politikbërsit: “sakrificat sublime, përulësia fisnike dhe përkushtimi i  spikatur e ushtarakëve, policisë, inteligjencës dhe familjet e tyre, ndaj kombit, meritojnë të trajtohen përditë me dinjitet”.

Lavdi dëshmorëve të Atdheut dhe  nderim sakrificave për liri në shekuj. Zoti e bekoftë paqen dhe interesat mbarëkombëtare të Shqiptarëve.


* Ekspert për SK, Rajonin & NATO-n,
 Zv/President i Këshillit të Atlantikut; si dhe:
sh-Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA;
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin,…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin,…