Osmani vizitoi Durrësin: Një nga qytetet më të rëndësishme të turizmit të Shqipërisë

Osmani u takua me kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, si dhe zhvilloi një vizitë në portin e Durrësit dhe Torrën Veneciane.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi sot qytetin e Durrësit.

Osmani u takua me kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, si dhe zhvilloi një vizitë në portin e Durrësit dhe Torrën Veneciane.

“Nga Tirana fantastike e Berati magjepsës, vazhduam në Durrës një nga qytetet më të lashta dhe më të rëndësishme të turizmit të Shqipërisë. Diskutime me kryetaren Emiriana Sako, vizitë në Portin e Durrësit dhe Pikën Doganore të Kosovës dhe përmbyllje e vizitës tek “Torra Veneciane” që ofron një përvojë të jashtëzakonshme”, tha Osmani në një postim në rrjetet sociale.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një vizitë shtetërore dyditore në Shqipëri, ku zhvilloi takime me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, si dhe vizitoi qytetin e Beratit ku kryetari i bashkisë, Ervin Demo i ka akorduar titullin “Patroni i Kalasë”, më i larti që jep ky qytet.

Lexo më shumë nga

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.