Rama për “Rai News 24”: Shqipëria, një Itali e vogël!

Kryeministri Edi Rama: Janë rreth 500 000 turistë me shtetësi italiane që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet


Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për median italiane “Rai News 24”, duke theksuar se Shqipëria është kthyer në një Itali të vogël, nënvizon se janë rreth 500 000 turistë me shtetsi italiane që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet.

Sipas Ramës, ky është një lajm i mirë që tregon ecurinë e Shqipërisë, ku ende çmimet janë low cost për pushuesit nga Italia që zgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet e tyre.

Në nisje të intervistës, gazetari italian i kujtoi Kryeministrit Edi Rama foton publikuar nga vetë kreu i qeverisë shqiptare,me eksodin e vitit 1990.

“Mbi të gjitha nuk ishte nje ironi, por vetëm një shaka, dhe besoj se duhet të qeshim kur ka momente te gëzuara dhe kur shihen hapat e rrugëtimit për të arritur këtu. Po, këtë vit me të vërtetë të veçantë kemi surprizën e madhe që janë italianët që po arrijnë pak a shume 500 000, një lajm i veçantë. Një lajm i mirëpritur dhe sigurisht që na kënaq, sepse ne i shikojmë italianët me një çkompensim moral, në kuptimin që Italia na pranoi për shumë vite, na bëri të ndihemi në shtëpi, dhe të kemi tani italianët në shtëpi është ajo që kemi gjithmonë endërruar”, tha Rama.

]

? Për televizionin italian “RAI NEWS 24”?

?Për televizionin italian “RAI NEWS 24”?

Posted by Edi Rama on Saturday, August 12, 2023

Duke folur për çmimet e ulta, Rama tha se kjo është një shtysë e mirë për turistët e huaj.

“Për sa i përket bukurive nuk besoj se Italia duhet venë në një vend të dytë. Shqipëria le të themi është një Itali e vogël në të gjitha kuptimet, dhe sigurisht është e qarte që nuk është akoma një vend i shtrenjtë për turistët e huaj dhe turistët italianë. Kostot janë sigurisht më të ulëta se në Itali, ndërsa deti dhe malet dhe bukuritë e natyrës janë pothuaj njësoj le të themi”, theksoi Rama.

“Kjo bën pjesë tek sistemi që kemi zgjedhur. Jemi prej 30 vitesh e ca në botën e lirë, pasi kemi jetuar në gjunjë në një bunker me dritat e fikura, te izoluar nga pjesa tjetër e botës. Rritemi ekonomikisht vërtet shumë por kemi një bëjmë me një të shkuar që na ka lënë shumë prapa. Po çmimet do të ngrihen, për momentin janë këto, janë të përballueshme dhe për italianët nuk është vetëm një çështje çmimesh, por edhe një çështje që të ndihesh pikërisht në shtëpi, sepse këtu të gjithë flasin italisht. Ne jemi shmë të ngjashëm, për të mos thënë njësoj, dhe sepse këtu nëse thua që je italian je me të vërtetë i përqafuar si një nga ne”, shtoi Rama.

Kreu i qeverisë gjatë intervistës vuri në dukje se veç turizmit, Shqipëria ka dhe resurse të rëndësishme natyrore mbi te cilat po punohet.

“Po turizmi është një nga shtyllë e rëndësishme e ekonomisë së vendit, bashkë me energjinë, dhe burimet natyrore. Ne kemi burime të rëndësishme të gazit dhe naftës. Për këtë kemi edhe ENI-n tuaj, që po kryen kërkime në një zonë bashkë me SHELL. Synojmë shumë mbi teknologjitv e reja. Jemi vendi pastaj që ka bërë më shmë për t’u bërë dixhital në shërbimet publike, dhe sot në Shqiperi nëse ke nevojë per një licencë ose për një leje nëse ke nevojë për një dokument, i merr pa lëvizur nga shtëpia sepse 95% e këtyre shërbimeve është online, por nëse ke nevojë të martohesh duhet të paraqitesh personalisht sepse nuk kemi akoma këtë lloj martese”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare, duke iu përgjigjur gazetarit italian vuri në dukje se është besnik i jugut të Shqipërisë, ndërsa vlerësoi bukuritë e Italisë. Sipas tij, është vështirë të zgjedhësh se cilin vend të Italisë pëlqen më shumë.

“Unë jam gjithmonë besnik i të njëjtit vend, këtu në jug të Shqipërisë ku kam privilegjin t’ju flas dhe faleminderit për ftesën. Midis Vlorës dhe Sarandës, Joni është një det i një bukurie të pabesueshme. Pastaj është e veçantë e gjithë kjo pjesë e Jonit në Shqipëri sepse është e bashkëngjitur me malet dhe kështu ke detin dhe malet në 30 minuta”, u shpreh Rama.

“Në Itali, po më bën një pyetje të pabesueshme sepse kam vështirësi të zgjedh dhe nëse them një gjë pastaj ka 100 të tjera që thua po e jo. Nëse flet për Firencen mendon për Napolin, nëse thua për Sienën mendon për Siçilinë, nëse flet përi Alpet mendon për detet. Italia ështv e krijuar nga Zoti dhe siç themi ne shqiptarët u krijua nga Zoti kur nuk kishte me se të merrej, u ul atje dhe krijoi Italinë”, nënvizoi Rama.

MEKI: 47% vizitorë më shumë në institucionet e trashëgimisë kulturore

Ky vit ka si lajtmotiv eksplorimin e potencialit inovativ të muzeve në edukimin cilësor gjithëpërfshirës dhe kërkimin përmes nxitjes së…

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

MEKI: 47% vizitorë më shumë në institucionet e trashëgimisë kulturore

Ky vit ka si lajtmotiv eksplorimin e potencialit inovativ të muzeve në edukimin cilësor gjithëpërfshirës dhe kërkimin përmes nxitjes së…