Rama: Qendra “Sotir Kolea” i rikthehet publikut me libra të rrallë!

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti: Kjo është mënyra më e re, moderne, e qasjes ndaj librit


Qendra më e re e librit “Sotir Kolea”, dikur e njohur si biblioteka e vjetër e kryeqytetit, e cila pas dëmtimeve nga tërmeti, sot i rikthehet lexuesit përmes shërbimit të librave të rrallë, shumë syresh pjesë e bibliotekave personale të konfiskuara gjatë komunizmit.

Tashmë, e gjithë kjo pasuri vihet në dispozicion të publikut në një ndërtesë tërësisht të rikonstruktuar, falë investimit të qeverisë shqiptare dhe mbështetjes europiane nga Programi “EU4Culture”.

Kryeministrin Edi Rama së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti, drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë dhe institucioneve të kulturës, shkencës e arsimit, vizituan sot qendrën “Sotir Kolea”.

Duke shpjeguar projektin e zbatuar, ministrja Margariti u shpreh se Qendra “Sotir Kolea”, jo vetëm i sjell publikut një pjesë të vyer të trashëgimisë sonë kulturore të së shkuarës, por do të shërbejë dhe si një qendër kulturore moderne multifunksionale, në shërbim të studiuesve, e para së gjithash të rinisë.

“Kemi përcaktuar këtë qendër, që do të jetë qendra e re “Sotir Kolea”. I kemi vendosur dhe emër hapësirës që ia kemi rikthyer qytetit. Kjo është godina e prekur nga tërmeti. Kjo do të jetë një hapësirë për të gjithë studiuesit e huaj, për të gjithë studentët shqiptarë dhe mbi të gjitha për vetë ne, sepse vetë biblioteka këtu ka zbuluar vende të rralla, të pazbuluara më parë. Ka qenë tërmeti ai që na bëri që të fillonim të merreshim. Në atë periudhën e gjatë të mbylljes, stafi i bibliotekës është dedikuar totalisht për risistemimin e librave. Ne punuam paralelisht me fondin e buxhetit të shtetit për projektin e restaurimit, ndërkohë që Delegacioni Europian na ka ndihmuar për gjithë pjesën e pajisjeve”, u shpreh ministrja.

Margariti shtoi se kjo qendër vjen tani si një hapësirë e librave të rrallë, e librave të rezervuar, e librave të pazbuluar, por dhe një hapësirë për të rinjtë, me akses digjital, me gjithë pjesën e pajisjeve për digjitalizim.

“Pra, një hapësirë që ne të gjithë në Tiranë e kishim harruar që ekzistonte dhe e kemi kthyer në funksion të plotë. Ne kemi ende një numër akoma dhe më të madh librash që ishin të depozituar këtu brenda. I kemi sistemuar në mënyrë të re, libra të vjetër, por dhe libra të rinj. Kjo është mënyra më e re, moderne, e qasjes ndaj librit dhe jemi munduar të rikuperojmë sa më shumë hapësirë prandaj në pjesën e sipërme në tavolinë do keni mundësi për vendosjen e kompjuterëve”, tregoi ajo.

Thesaret e Qendrës “Sotir Kolea”, pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, tani ruhen në kushte të sigurta dhe mund të lexohen nga të gjithë dashamirësit e librave.

Qendra “Sotir Kolea” mban emrin e një personaliteti të kulturës shqiptare, i cili si drejtues i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë gjatë periudhës 1928-1937, dha një kontribut të veçantë në hedhjen e bazave të bibliotekonomisë në Shqipëri, si dhe për pasurimin e koleksioneve bibliotekare me materiale albanologjike.

Programi EU4Culture i Bashkimit Europian, ka ofruar pajisje moderne që do të ndihmojnë ndjeshëm në ruajtjen e librave dhe leximin e tyre online.

“Ne krenohemi me kontributin tonë përmes programit EU4Culture”, shkruhet në një postim të Misionit të BE në Shqipëri.

Puna e personelit në Qendrën “Sotir Kolea” është lehtësuar dhe tashmë mund të përpunojnë më shumë libra. Kjo qendër ka përfituar pajisje me vlerë 670 000 euro përmes programit EU4Culture.

Ndihma konsiston në servera të rinj, libra, skanera barkodi, laptopë, tableta, sistem sigurie, pastrues pluhuri, heqës lagështie dhe aciditeti, pajisje për dezinfektimin e librave e pajisje të tjera, të cilat ndihmojnë bibliotekën për të ruajtur, trajtuar e pastruar fondin e saj të librave të rrallë. Një pjesë e këtyre pajisjeve janë unike në vendin tonë. Tashmë një pjesë e konsiderueshme e punës kryhet në mënyrë të automatizuar. /ATSH

Deputetë të rinj shqiptarë, takim me parlamentarë britanikë

Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua një takim i përbashkët mes deputetëve shqiptarë, kryesisht anëtarë të Klubit të të Rinjve…

Global 360

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi…

Diplovista

Rama për ”Corriere della Sera”: Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin

Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Deputetë të rinj shqiptarë, takim me parlamentarë britanikë

Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua një takim i përbashkët mes deputetëve shqiptarë, kryesisht anëtarë të Klubit të të Rinjve…