Rama mburret me arrestimin e Dakos

Kryeministri: Për herë të parë në historinë e vendit tonë, po goditen njerëz të lidhur me pushtetin


Për herë të parë në historinë e vendit tonë, po goditen njerëz të lidhur me pushtetin, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Ndonëse nuk përmendi emra konkretë, kjo deklaratë e Ramës nga Berati erdhi sapo u njoftua arrestimi i ish-krybashkiakut të Durrrësit Vangjush Dako.

Duke paralajmëruar se nuk mund të keqpërdoret forca e pushteti, kryeministri u shpreh se “duhet të jemi krenarë për Partinë Socialiste”.

“Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë, sepse nuk ndjehesh mirë, kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe tani është krah prokurorit dhe gjykatësit.

Por edhe kur shikon që mund të përdoret forca e pushtetit për të bërë gjëra që nuk duhet. Kurrë s’ka ndodhur më parë. Për këtë ne duhet të jemi krenarë për PS dhe kontributin që japim”.

Takimi me qytetarët në Berat, ishte në kuadër të turit falënderues, që kryesocialisti ka nisur në të gjithë Shqipërinë pas fitores së thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit. /Top Channel

Lexo më shumë nga

Ambasadorja e Zvicrës takim me ministrin Hoxha

Ambasadorja zvicerane Siri Walt kreu një vizitë kortezie me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e Zvicrës takim me ministrin Hoxha

Ambasadorja zvicerane Siri Walt kreu një vizitë kortezie me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha.