Rama: Zero taksa për biznesin e vogël

Kryeministri: Në Këlcyrë e Përmet ecet shumë sigurt përpara me Klement Ndonin dhe Alma Hoxhën

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e së shtunës në Këlcyrë, ku gjatë një takimi elektoral, për zgjedhjet vendore të 14 majit, tha se, “në Këlcyrë e Përmet ecet shumë sigurtë përpara me kryetarët Klement Ndoni dhe Alma Hoxha”.

“Shqipërisë vijon t’i bjerë në qafë akoma një individ ‘non-grata’, se mirë që ia falën atë që gjysmën e jetës e kaloi me partinë që vrau e preu, por tani prapë. Unë mendoj se është e tepërt ta diskutojmë përsëri këtë gjë. Nëse në këto vitet e fundit kemi parë shumë gjëra të mira që të ndodhin për Këlcyrën, Përmetin dhe gjithë qarkun Gjirokastër, në vitet që vijnë do të shohim edhe më shumë, se i kemi hedhur themelet e sigurta”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se, “jemi në një kthesë historike për ekonominë shqiptare, megjithëse kemi pasur një vargmal me probleme si, tërmeti, pandemia, lufta, inflacioni. Juve sot çmimi i energjisë ju vjen po njësoj dhe kjo sepse qeveria paguan që familjeve të mos u rëndohet fatura. Ne e kemi bërë zero taksën për biznesin e vogël, që të ketë më shumë forcë dhe mijëra biznese të reja të vogla janë hapur. Ndërkohë që rrogat kanë hyrë në një proces rritje”.

“Ne kemi nisur procesin e rritjes së pagave për të kaluar deri në prillin e ardhshëm pagën mesatare në Shqipëri nga 530 në 900 euro, ky është një fakt për të kuptuar që jemi në rrugën e duhur dhe e ardhmja do të jetë shumë e mirë”, informoi Rama.

Rama tha se, me PS është e ardhmja. “Si mundet midis nesh të ardhmes të rivendosen ata që kanë mbetur me të shkuarën? Për çfarë? Për të na kthyer mbarapa? E kanë interpretuar shqetesimin tim si kërcënim, por ai është fakt, nese Këlcyra kthehet mbrapa do të jetë e pamundur për t’u mbështetur nga ne. Jo sepse ne nuk duam, por sepse këta kandidatë që janë shpërnadrë nëpër Shqipëri për të sjellë këtu renë që është mbi kokën e ‘non-gratës’, nuk kanë ardhur për të vazhdur punët e mira. Kandidatë që premtojnë ujë falas nëpër çezma, duhen hedhur në lumë e duhen larë me ujë të ftoftë, sepse këta sjellin atë që sjellin gjithmonë, frymën e Sudes dhe Rapushit dhe nuk kanë respekt për njerëzit. Këta i shikojnë bashkitë si këshjella për t’i marrë peng, si mundësi për t’i dhënë punë çdo personi, kurse ne i gjejmë njeriun punës”, deklaroi Rama.

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…