Xhaçka: Memorandum me Spanjën për integrimin

Shqipëria dhe Spanja nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi për arritjen e një koordinimi sa më të mirë të punës për çështjet e integrimit evropian.


Shqipëria dhe Spanja nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi për arritjen e një koordinimi sa më të mirë të punës për çështjet e integrimit evropian.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti në një takim homologun spanjoll, Jose Manuel Albares Bueno, vizita e të cilit i paraprin marrjes së Presidencës së BE nga Spanja në gjysmën e dytë të vitit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, Xhaçka vlerësoi se kjo vizitë është provë e vëmendjes së posaçme që Spanja po i kushton vendit tonë dhe rajonit.

“Kjo është vizita e parë e një Ministri të Jashtëm spanjoll në Shqipëri pas shumë vitesh, çka në vetvete përbën një ngjarje të rëndësishme në marrëdhëniet mes vendeve tona. Por ajo që e bën këtë vizitë akoma më domethënëse është momenti në të cilin ndodhemi, pasi siç e dini, kjo vizitë i paraprin marrjes së Presidencës së BE nga Spanja në gjysmën e dytë të vitit. Ky është një gjest që realisht e çmojmë shumë, sepse është provë e vëmendjes së posaçme që Spanja po i kushton vendit tonë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, e vullnetit të saj për të mbështetur anëtarësimin e rajonit në Bashkimin Europian, por edhe i diçkaje akoma më të rëndësishme, të vlerësimit që Spanja i bën çdo vendi të rajonit duke u angazhuar të ndërmarrë një proces shumë konstruktiv diskutimesh e konsultimesh”, tha Xhaçka.

Ministrja theksoi se “ne ndajmë të njëjtin mendim që zgjerimi nuk është thjesht e nuk duhet të jetë thjesht një instrument i BE, por është vetë esenca Unionit, ndaj dhe çdo vend i Evropës duhet të aspirojë për t’u bërë pjesë e tij”.

“E informova ministrin Alvares mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë në zbatimin e angazhimeve të ndërmarra në procesin e integrimit, si dhe mbi pritshmëritë tona nga ky procesi. Deri në fund të këtij viti, Shqipëria parashikon të përfundojë procesin e screening për të gjithë grupkapitujt e negocimit, si dhe të hapë grupin e kapitujve themelorë të negociatave. Për këtë arsye, i kërkova Ministrit që Spanja, si shtet anëtar dhe si Presidencë e Këshillit në këtë periudhë, të na mbështesë në këtë kërkesë dhe të lehtësojë diskutimet në Këshill për një vendim pozitiv për hapjen e grupit të kapitujve themelorë, natyrisht të bazuar në merita”, tha ajo.

Xhaçka informoi se “kemi rënë dakord bashkërisht për të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes vendeve tona me synim arritjen e një koordinimi sa më të mirë të punës për çështjet e integrimit evropian”.

Më konkretisht, ajo tha se në këtë memorandum parashikohet që Spanja, të na mbështesë duke ofruar shërbime konsulence dhe asistencë teknike, si dhe të përpiqet të ruajë përfaqësimin e duhur të Republikës së Shqipërisë në caktimin e fondeve të para-anëtarësimit (IPA III), duke stimuluar kështu tranzicionin e gjelbër dhe digjital, bashkëpunimin rajonal dhe shtimin e konvergjencës me BE, kjo edhe në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, Ministrja u shpreh se “për qëllimet e zbatimit të këtij memorandumi do të përdoren edhe programet e binjakëzimit (TWINNING), të instrumentit të Asistencës Teknike e Shkëmbimit të Informacionit (TAIEX) (për asistencë teknike afatshkurtër), si dhe programet e Fondit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor”.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe dimensioni mesdhetar i politikave tona të jashtme. Shqipëria është një vend mesdhetar dhe anëtar i Unionit për Mesdheun dhe për këtë arsye mirëpret prioritetet e politikës së jashtme të Spanjës në këtë rajon, ku çështjet euro-mesdhetare do të jenë dhe në qendër të axhendës së Presidencës spanjolle të Këshillit, me argumentin se stabiliteti dhe prosperiteti i tij prek drejtpërdrejt Spanjën dhe mbarë Bashkimin Evropian.

Në veçanti, Xhaçka tha se “Shqipëria mirëpret faktin që në vitet e fundit politika e jashtme spanjolle është orientuar edhe drejt Mesdheut Lindor, përfshirë Ballkanin Perëndimor, pasi forcimi i bashkëpunimit mes BE dhe rajonit tonë është bërë më i rëndësishëm se kurrë si pasojë e agresionit të paligjshëm rus ndaj Ukrainës dhe rrezikut që ky agresion përfaqëson pëson për të gjithë ne”.

“Shqipëria, veçanërisht gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit, ashtu si dhe Spanja, janë në krye të përpjekjeve për të mbështetur Ukrainën dhe për të rritur kostot, izolimin dhe vënien e Rusisë para përgjegjësisë për agresionin por edhe për krimet makabre që shtohen dita ditës ndaj popullit e territorit ukrainas. Në këtë këndvështrim është thelbësore që BE dhe Ballkani Perëndimor të jenë në harmoni të plotë ndërveprimi me njëri-tjetrin dhe dua ta theksoj që qasja strategjike e Spanjës ndaj rajonit tonë është veçanërisht e mirëpritur”, tha ajo.

Xhaçka tha se “përtej çështjeve të integrimit dhe bashkëpunimit rajonal, biseda u përqendrua dhe në vlerësimin e bashkëpunimit shumë të mire dypalësh, duke filluar nga intensifikimi i dialogut politik, konfirmuar nga vizita e Kryeministrit spanjoll Sanchez, në gushtin e vitit të kaluar. Bashkërisht ndamë mendimin për potencialin e madh që ekziston në marrëdhëniet mes dy vendeve tona, veçanërisht në fushën ekonomike, arsimore dhe turizmit”.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se “konstatohet një rritje e turistëve që vijnë nga Spanja nga viti në vit, si dhe interesi në rritje i bizneseve spanjolle për të investuar në Shqipëri në fushën e hotelerisë e së fundmi dhe në sektorin energjetik, agrobujqësi, etj., ku do të përmendja si një histori suksesi dhe si model për të ardhmen, prezencën në Shqipëri të Grupit ‘Melia’”.

Mete dhe Sejko takime me drejtues të BB dhe FMN, diskutime mbi thellimin e reformave

Ministri i Financave, Ervin Mete, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në nisje të takimeve të pranverës…

Global 360

Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në vend, pas vrasjes së…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Mete dhe Sejko takime me drejtues të BB dhe FMN, diskutime mbi thellimin e reformave

Ministri i Financave, Ervin Mete, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në nisje të takimeve të pranverës…