Guljelm Deda, përkthyesi i shquar shkodran që përfundoi në gurore!

29-vjetori i vdekjes – Guljelm Deda përktheu kryeveprën italiane “Orlando i Çmendun” me autor Ludovico Ariosto.


Përkthyesi dhe studiuesi i burgosur dhe i internuar ,Guljelm Deda (5 shkurt 1915-12 prill 1994) është një nga intelektualët e shumtë që pati një fat të trishtë gjatë regjimit komunist.

Guljelm Deda lindi më 5 shkurt 1915 në Shkodër ku kreu studimet e para në Kolegjin Saverian. Më 1937 diplomohet në Universitetin e Padovës në degën letërsi-filozofi.

Pasi mbrojti diplomën me studimin mbi gjuhën e “Cuneus Profetarum” (Çeta e profetëve) të Pjetër Bogdanit, me vlerësimin më të lartë «cum laude», u kthye në vendlindje ku ushtroi profesionin e mësuesit të gjuhës shqipe dhe letërsisë greke e latine.

Më 1942 themelon e boton revistën «Balli i Kombit» që e drejtoi deri më 1943, një revistë për rininë shqiptare me përmbajtje të zgjedhur e frymë kombëtare.

Në dhjetor 1944 arrestohet e dënohet me pesë vjet burg me punë të rëndë të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtës elektorale për aq kohë, mbi akuzën «për krime kundër shtetit».

U lirua më 1950-ën dhe dërgohet në guroren e malit Tarabosh. Më 1954 arrestohet e burgoset në kampin e Shtyllasit, bashkë me 50 intelektualë të tjerë shkodranë.

Prej këtu izolohet në kampin e Kuçit të Vlorës. Edhe pse tejet i kufizuar, Guljelm Deda nëpërmjet talentit e aftësisë si dhe vullnetit të hekurt arriti të përkthejë poemën e konsideruar si një nga kryeveprat italiane “Orlando i Çmendun” me autor Ludovico Ariosto.

17 vjet i kushtoi përkthimi i kësaj vepre me 40 000 vargje, në kushte ç’njerëzore dhe pa asnjë mjet që të mund ta ndihmonte, e cila u botua më 2013 nga ISKK.

Më 1990 shkoi në Itali, i sëmurë dhe i sfilitur nga vuajtjet e rënda. Guljelm Deda u nda nga jeta më 12 prill 1994 në Peruxhia, pa mundur të botojë përkthimin e tij.

Në vitin 2013, Ministria e Kulturës e vlerësoi këtë përkthim si veprën më të mirë letrare të përkthyer për vitin 2013, me motivacionin “një përkthim i papërsëritshëm që ruan bukurinë e fjalës, ritmin, harmoninë dhe elegancën e vargut në një regjistër të epërm të gegërishtes”.

Frgment nga “Orlando i Çmendun” me autor Ludovico Ariosto

Gratë dhe kalorsit, armët, dashunitë,
sjelljet këndoj dhe veprat guximtare
që ngjanë kur detin afrikan një ditë
Mauret kaluen e Francën damtuen fare,
mllefin rinor tue ndjekë edhe fuqitë
e mbretit Arraùmant, që u mburr s’e parë
për vdekje të Trojanit me marrë hak
mbi mbretin Karl e përandor romak.

2.
Për Orlandin do them po në kët rend
sende që n’prozë as varg tregue nuk janë,
si nga dashnija krisi krejt ndër mend,
ai që të urtë gjithë bota e pat thanë;
nëse ajo që gati t’marrë njimend
m’bani, e kto pak tru m’i bre nuk pran,
ka me më lejue që gjatë këtij poemi
të kryej si duhet çka premtue ju kam…

Karakaçi: Rezerva e sigurisë së hidrokarbureve do të administrohet nga shteti

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se projektligji sjell një ndryshim të plotë të…

Global 360

Vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së: Thaçi e Krasniqi 25 vjet burg për krime lufte, 18 për Veselin dhe 13 për Selimin

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, dëgjuan sot vendimin në seancën e dhënies së…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Rezerva e sigurisë së hidrokarbureve do të administrohet nga shteti

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se projektligji sjell një ndryshim të plotë të…