Banka e Shqipërisë: Të huajt shpenzuan në Shqipëri 2.8 miliardë euro!

Shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtime jashtë vendit 1.77 miliardë euro, gjatë 2022


Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për turistët e huaj që kërkojnë plazhe të bukura në sezonin veror, por edhe të eksplorojnë Alpet shqiptare që ofrojnë peizazhe mbresëlënëse, e qytetet e lashta për kulturën dhe historinë.

Shtimi i kapaciteteve nga ngritja e terminalit të ri në Rinas, deri te shtimi i pikave të kontrollit kufitar, të cilat janë kryer përgjatë vitit 2022, kanë ndihmuar në akomodimin pa probleme të rritjes së numrit të pasagjerëve për vitin që lamë pas.

Sipas raportit “Bilanci i pagesave” të publikuar nga Banka e Shqipërisë, të huajt kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre në Shqipëri, mbi 2.8 miliardë euro.

Por edhe shqiptarët kanë rritur shpenzimet në udhëtime jashtë vendit përgjatë kësaj periudhe. Referuar të dhënave rezulton se shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtime jashtë vendit 1.77 miliardë euro, gjatë 2022-shit.

Bilanci i udhëtimeve, që mat diferencën mes shpenzimeve të të huajve në Shqipëri me atyre të shqiptarëve jashtë, ishte pozitiv gjatë vitit, në një vlerë prej 1.07 miliardë eurosh.

Raporti i INSTAT-it për turizmin tregon se, 7.5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit.

Janë 1.9 milionë më shumë se, viti 2021 dhe 18 % më shumë se viti 2019, që deri tani mbante rekordin e shifrave.

Po ashtu, raporti jep të dhëna interesante të tregjeve të reja që po rriten me shpejtësi. 85 % më shumë vizitorë nga Anglia; 3.7 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia; 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; 84 % më shumë vizitorë nga Turqia; 2 herë më shumë nga vendet nordike; pa harruar edhe mysafirët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe hyrjet nga vendet e tjera të Ballkanit.

Autoritetet në vend flasin për flukse vizitorësh të shpërndarë në të gjithë territorin dhe prurje inkurajuese për zonën veriore, falë edhe investimeve për të përmirësuar infrastrukturën drejt atyre pikave më tërheqëse.

Turizmi sot kontribuon me mbi 17 % në PBB.

Lexo më shumë nga

Malaj: Bonusi për pensionistët në fundvit 10-15 mijë lekë

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se pensionistët do të përfitojnë bonusin e fundvitit në vlerën 10-15 mijë lekë.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj: Bonusi për pensionistët në fundvit 10-15 mijë lekë

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se pensionistët do të përfitojnë bonusin e fundvitit në vlerën 10-15 mijë lekë.