Kancelari Scholz: Shqipëria, model për rajonin!

Kancelari i Gjermanisë: Shqipëria, rol konstruktiv në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, NATO dhe OSBE


Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz theksoi se, “Procesi i Berlinit ka treguar prej vitit 2014 se çfarë potenciali ndodhet në bashkëpunimin gjithëpërfshirës të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor”.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama në Berlin, kancelari Scholz tha se përparimet e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit evropian janë një sinjal shumë i mirë.

“Në takimin e fundit në nëntor pjesëmarrësit nënshkruan tre marrëveshje të rëndësishme për krijimin e tregut të përbashkët rajonal. Shqipëria priu me shembull të mirë dhe në janar ishte vendi i parë i rajonit që i ratifikoi të tri marrëveshjet. Ky është një model i mirë për rajonin, një përparim i rëndësishëm, sepse më një treg të përbashkët në rajon garantohen 4 liritë bazë: qarkullim i lirë i personave, mallrave, i shërbimit dhe kapitalit”, tha ai.

Scholz tha se, “integrimi i shpejtë i të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, dëshiroj ta ritheksoj, për qeverinë time gjermane ka rëndësi strategjike. Ne dëshirojmë t’i mirëpresim ata sa më shpejt të jetë e mundur si anëtar në BE”.

Kancelari teksa u ndal tek negociatat, u shpreh se thelbi i tyre është dhe mbetet forcimi i sundimit të ligjit, ku theksoi se anëtarë të rrjeteve kriminale por dhe zyrtarë të rangut të lartë në rajon, ndërkohë janë paditur dhe janë dënuar.

Gjithashtu ai tha se dhe mediet e lira dhe të pavarura janë pjesë përbërëse thelbësore e demokracive evropiane.

Ai u ndal edhe tek lufta në Ukrainë.

“Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, kundër një shteti sovran në Evropë na sjell në mënyrë të dhimbshme para syve që arritjet evropiane të dekadave të fundit dhe jeta në hapësirë të lirisë dhe demokracisë nuk janë të vetëkuptueshme. Ne duhet të angazhohemi çdo ditë për mbrojtjen dhe forcimin e tyre. Prandaj dua ta shfrytëzoj këtë rast për ta falënderuar Shqipërinë. Shqipëria merr përsipër në plan ndërkombëtar me rolin e saj konstruktiv si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si anëtar i NATO-s, i OSBE-së dhe në shumë forume ndërkombëtare përgjegjësi të madhe. Ajo i mbështet vendimet e politikës së përbashkët të jashtme të sigurisë së BE me 100%”, tha Scholz.

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.