Pëllumbat e Përjetësisë!

Poezi dedikuar fëmijëve të Familjes Jashari në 25-vjetorin e flijimit


Nga Mevi Rafuna, Prishtinë

Poezi dedikuar fëmijëve të Familjes Jashari në 25-vjetorin e flijimit të tyre, të vrarë nga ushtria mizore serbe.

Pëllumbat e Përjetësisë!

*Asnjë nënë nuk hap dot një varr për fëmijën e saj
Dardanisë i hapen varre në shpirt
Vargu im nuk e mbanë peshën e përjetësisë
Toka nuk i mbanë vdektarët
Engjëjt i përkasin qiellit
Të pavdekshmit i përkasin qiellit.

U munduan t’ia këpusin rrënjët Dardanisë
Të ja humbasin përgjithmonë fillin
Mbi trojet tona qelën trëndafila me aromë të freskët gjaku…

I këputën dhunshëm trëndafilat
Dhe pamëshirë i vranë pëllumbat
Sytë e magjishëm të fëmijëve u shuan
Me dëshirat e pathëna.

Këtu mizoria kishte lëshuar rrënjë
Një shekull i gjakosur i etur për krijesa të dënuara me “mëkatin e pafajsisë”.

** Tani për juve këndojmë këngë, thurim vargje poezie, shkruajmë ese dhe romane…
Jo të gjithë mund ta mbajnë barrën e pavdeksisë.

Fëmijët e Dardanisë luajnë, qeshin dhe këndojnë
Ëndrra e juaj
Ishte liria jonë.

* Përse bëhen plumbat për t’i vrarë pëllumbat…

Fëmijët duhet të rriten e jo të vriten.

Edhe yjet edhe dielli edhe hëna qanë
Nuk e duruan kurrë mizorinë…

Ç’faj kanë fëmijët?!

Është një pyetje që vetes ja kam bërë qysh kur isha fëmijë.

** Yjet do i qëndisin në qiell emrat tuaj me zjarrin e përjetësisë.
Atje ku ngjyrat krijojnë mrekulli
Dhe ku barbaria nuk arrinë…

*** Shpirtrat e dritës nuk e duan errësirën
nuk e durojnë robërinë.
I këpusin zingjirët e ferrit për të tjerët që do vijnë pas tyre.

Fëmijët e familjes JASHARI të vrarë më 5, 6 dhe 7 mars, 1998 nga forcat kriminale militare dhe paramilitare sërbe:

1. Hidajete Jashari (10) vajza e Rifat Jasharit.
2. Valdete Jashari (15), vajza e Rifat Jasharit.
3. Igball Jashari (13), djali i Rifat Jasharit.
4. Igballe Jashari (11), vajza e Rifat Jasharit.
5. Afete Jashari (17), vajza e Hamëz Jasharit.
6. Besim Jashari (16), djali i Hamëz Jasharit.
7. Lirie Jashari (15), vajza e Hamëz Jasharit.
8. Blerim Jashari (12), djali i Hamëz Jasharit.
9. Fatime Jashari (9), vajza e Hamëz Jasharit.
10. Blerinë Jashari (7), vajza e Hamëz Jasharit.
11. Fitim Jashari (17), djali i Adem Jasharit.
12. Kushtrim Jashari (13), djali i Adem Jasharit.

Lexo më shumë nga

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.