Presidenti Begaj: Ja prioritetet e sigurisë kombëtare për vitin 2023!

Presidenca bëri të ditur konkluzionet e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar.

Presidenca ka bërë të ditura konkluzionet e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar që u zhvillua sot pasdite.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Presidenca bën të ditur se Bajram Begaj kërkoi që të trajtohen me prioritet procesi i rishikimit dhe hartimit të dokumenteve strategjike, Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, dokumentave strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, emergjencave civile, si dhe strategjive sektoriale.

Postimi i Presidentit Begaj

Thirra sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar si detyrim kushtetues me synim analizimin e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe analizimin e prioriteteve të sigurisë kombëtare për vitin 2023.

U ndala në fjalën time në kërcënimet ndaj sigurisë në nivel kombëtar, rajonal dhe atë global.

E vlerësova si shumë të rëndësishëm këtë takim dhe angazhimin e të gjitha institucioneve për garantimin e sigurisë kombëtare në fushën e tyre të përgjegjësisë.

Theksova si të domosdoshëm bashkërendimin, përpjekjet dhe sigurimin e gjithpërfshirjes institucionale, përdorimit efikas të burimeve kombëtare dhe kërkimit të kontributit të çdo qytetari në funksion të sigurisë kombëtare.

Kërkova gjithashtu që të trajtohet me prioritet hierarkia e dokumentacionit strategjik si procesi i rishikimit dhe hartimit të dokumentave strategjikë, Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, dokumentave strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, emergjencave civile, si dhe strategjive sektoriale.

Këto dokumenta nuk duhet të jenë thjesht dokumenta formalë, por duhet të jenë të mirëbuxhetuara dhe të sigurojnë përdorimin në mënyrë të koordinuar dhe harmonizuar të instrumentave të fuqisë kombëtare në garantimin e sigurisë, të nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, të rrisin mirëqënien e qytetarëve, dhe të sigurojnë mbrojtjen e vlerave dhe interesave kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Thirra sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar si detyrim kushtetues me synim analizimin e gjendjes së sigurisë…

Posted by Bajram Begaj on Monday, January 23, 2023

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…