Biden kryeministrit izraelit: SHBA ka alternative të tjera nëse diplomacia me Iranin dështon

Presidenti amerikan Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Naftali Bennett të premten në Shtëpisë së Bardhë se ai kishte vendosur “diplomacinë në krye” në përpjekjen për të frenuar programin bërthamor të Iranit, por ai shtoi se nëse negociatat dështojnë, do të ishte i gatshëm t’u kthehej alternativave të tjera të cilat nuk i specifikoi.

Presidenti amerikan Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Naftali Bennett të premten në Shtëpisë së Bardhë se ai kishte vendosur “diplomacinë në krye” në përpjekjen për të frenuar programin bërthamor të Iranit, por ai shtoi se nëse negociatat dështojnë, do të ishte i gatshëm t’u kthehej alternativave të tjera të cilat nuk i specifikoi.

Pas shtyrjes së takimit me një ditë për shkak të një sulmi të përgjakshëm vetëvrasës në Kabul, dy udhëheqësit zhvilluan takimin e tyre të parë duke kërkuar një qasje ndryshe në marrëdhëniet SHBA-Izrael si dhe që të ngushtojnë dallimet mbi trajtimin e çështjeve që lidhen me programin bërthamor të Iranit.

Tensionet i komplikuan marrëdhëniet mes paraardhësit të zotit Bennett, Benjamin Netanyahu, me lidhje të afërta me ish-Presidentit Donald Trump dhe administratës së fundit demokrate të udhëhequr nga Barack Obama, periudhë gjatë së cilës zoti Biden ishte nënpresident.

Por takimi, i pari që kur dy udhëheqësit morën zyrtarisht detyrat e tyre këtë vit, u eklipsua nga sulmi i së enjtes jashtë aeroportit të Kabulit, duke e përballur zotin Biden me krizën më të rëndë në presidendencën e tij ende në fillimet e saj.

“Misioni atje është i rrezikshëm dhe tashmë po shoqërohet me humbje të konsiderueshme të personelit amerikan, por është një mision i denjë“, u tha Presidenti Biden gazetarëve pas bisedimeve të tij kokë më kokë me Bennett.

Në komentet e shkurtra para se gazetarët të dilnin nga Zyra Ovale, dy udhëheqësit trajtuan çështjen e Iranin, një nga më të kritiket mes administratës Biden dhe Izraelit. Ata u ndalën kryesisht tek mosmarrëveshjet mes tyre.

Presidenti Biden tha se ai dhe zoti Bennett diskutuan “kërcënimin që vjen nga Irani dhe angazhimin për t’u siguruar që Teherani të mos prodhojë kurrë një armë bërthamore”.

“Ne po e vendosim diplomacinë në radhë të parë dhe do të shohim se ku do të na çojë. Por nëse diplomacia dështon, ne jemi të gatshëm t’u drejtohemi altenativave të tjera“, shtoi zoti Biden, pa ofruar detaje.

Zoti Bennett, një politikan i së djathtës ekstreme që largoi nga posti i kryeministrit pas 12 vitesh zotin Netanyahut, pritej të nxiste zotin Biden që ta ashpërsojë qasjen e tij ndaj Iranit e të tërhiqet nga negociatat që synojnë ringjalljen e një marrëveshjeje bërthamore ndërkombëtare me Teheranin, të cilin ish-Presidenti Trump e braktisi.

Negociatat SHBA-Iran kanë ngecur ndërsa Uashingtoni pret lëvizjen e ardhshme të presidentit të ri të Iranit, një udhëheqës i linjës së ashpër.

“Mbeta i kënaqur që dëgjova fjalët tuaja të qarta se Irani kurrë nuk do të jetë në gjendje të ketë një armë bërthamore“, i tha zoti Bennett zotit Biden. “Ju theksuat se do të provoni rrugën diplomatike, por ka mundësi të tjera nëse kjo nuk funksionon” shtoi ai duke mos dhënë gjithashtu detaje rreth mundësive të tjera. /VOA/

Lexo më shumë nga

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…