
Tag: VKM
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit e të akuakulturës dhe përmbajtjen e programeve të kampionimit shumëvjeçar të kërkimit shkencor në det.
Këshilli i Ministrave miratoi sot paketën e re të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, një masë e cila hyn në fuqi nga data 1 korrik 2026.
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, Republika e Irlandës, duke zgjeruar më tej rrjetin e përfaqësive diplomatike të vendit tonë.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit evropian, të cilat synojnë rritjen e transparencës në tregjet financiare dhe përmirësimin e marrëdhënieve tregtare.
Këshilli i Ministrave miratoi sot kuotat për 300 kredi të buta për strehimin e punonjësve të administratës publike.
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.
Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për Censin e Bujqësisë”, i cili përcakton kuadrin ligjor për organizimin dhe zhvillimin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në të gjithë vendin
Forcohen rregullat e regjistrimit, procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve.
Komisioni Europian njoftoi sot se Shqipëria ka përfituar disbursimin e 49 milionë eurove nga Instrumenti Evropian për Reforma dhe Rritje (RGF), si rezultat i zbatimit me sukses të masave të Agjendës Kombëtare të Reformave.
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e procedurave për hartimin e Planit Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin (PKZHRK) planeve rajonale dhe programit operacional për zhvillimin rajonal dhe kohezionin (POZHRK).


