Zhvillimi i ekonomisë malore, miratohen 11 zona të reja në Shijak

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në bashkinë Shijak.


Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në bashkinë Shijak.

Këto ndryshimet janë bërë në zbatim të ligjit nr. 20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Sipas vendimit, ndryshohet përcaktimi për Zonën nr. 18, në fshatin Eminas i Vogël, pjesë e njësisë administrative Gjepalaj, e cila përcaktohet me një sipërfaqe prej 46 hektarësh.

Ndërkohë, në listën e zonave me përparësi shtohen edhe 11 zona të reja, me një sipërfaqe totale prej 427 hektarësh.

Zonat e reja janë:

Zona nr. 21, fshati Likesh me sipërfaqe 101 ha;

Zona nr. 22, fshati Hardhishtë me sipërfaqe 19 ha;

Zona nr. 23, fshati Eminas i Vogël me sipërfaqe 37 ha;

Zona nr. 24, fshati Likesh me sipërfaqe 17 ha;

Zona nr. 25, fshati Shetël me sipërfaqe 53 ha;

Zona nr. 26, fshati Metallë me sipërfaqe 29 ha;

Zona nr. 27, fshati Vlashaj me sipërfaqe 6 ha;

Zona nr. 28, fshati Bodinak me sipërfaqe 83 ha;

Zona nr. 29, fshati Karreç me sipërfaqe 10 ha;

Zona nr. 30, fshati Rreth me sipërfaqe 52 ha;

Zona nr. 31, fshati Pjezë me sipërfaqe 20 ha.

Të gjitha zonat janë pjesë e njësive administrative Gjepalaj, Maminas dhe Xhafzotaj, në bashkinë Shijak, Qarku Durrës.

Vendimi parashikon gjithashtu shtimin e hartave treguese, sipas sistemit KRGJSH, për zonat e reja nr. 21 deri në nr. 31. Hartat do t’i bashkëlidhen vendimit dhe do të jenë pjesë përbërëse e tij.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe bashkia Shijak.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…