
Tag: VKM
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit evropian, të cilat synojnë rritjen e transparencës në tregjet financiare dhe përmirësimin e marrëdhënieve tregtare.
Këshilli i Ministrave miratoi sot kuotat për 300 kredi të buta për strehimin e punonjësve të administratës publike.
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.
Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për Censin e Bujqësisë”, i cili përcakton kuadrin ligjor për organizimin dhe zhvillimin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në të gjithë vendin
Forcohen rregullat e regjistrimit, procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve.
Komisioni Europian njoftoi sot se Shqipëria ka përfituar disbursimin e 49 milionë eurove nga Instrumenti Evropian për Reforma dhe Rritje (RGF), si rezultat i zbatimit me sukses të masave të Agjendës Kombëtare të Reformave.
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e procedurave për hartimin e Planit Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin (PKZHRK) planeve rajonale dhe programit operacional për zhvillimin rajonal dhe kohezionin (POZHRK).
Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e Fondit të Gjelbër të Pemëve, në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm të territorit dhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbëruara në vend.
Këshilli i Ministrave miratoi sot rekomandimet prioritare në luftën kundër kriminalitetit, për vitin 2026.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi se Qeveria mori sot vendimin për të subvencionuar të gjitha shoqatat e transportit publik me 50 lekë për litër naftë, kjo si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit.



