Fond 840 milionë lekë për sipërfaqet e prekura nga ndërtimet e legalizuara

Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme private, sipërfaqet e të cilëve preken nga ndërtimet e legalizuara në disa qarqe të vendit.

Rindërtimi, ndryshon fondi për riforcimin e banesave në pesë bashki

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme disa ndryshime në vendimin për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e riforcimit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa në bashkitë Tiranë, Durrës, Shijak, Lezhë dhe Krujë.

Miratohen kriteret për vlerësimin e kërcënimit dhe përcaktimin e dëmit në mjedis

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e kritereve zyrtare mbi bazën e të cilave do të bëhet vlerësimi i kërcënimit të menjëhershëm për dëm në mjedis, si dhe përcaktimi i dëmit mjedisor.

Rregullat e reja për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që përcakton rregullat, procedurat, shpenzimet dhe kompensimin financiar për punonjësit e institucioneve publike që dërgohen me shërbim jashtë vendit, duke zëvendësuar kuadrin rregullator në fuqi prej vitit 2011.

Miratohet krijimi i regjistrit elektronik kombëtar të kanabisit

Qeveria miratoi vendimin për krijimin e regjistrit elektronik kombëtar ku do të dokumentohet i gjithë aktiviteti i licensuar dhe i lejuar i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industrial.

Shqipëri-Itali, miratohet marrëveshja ndryshuese për njohjen e lejeve të drejtimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen ndryshuese nr. 2 me shkëmbim notash të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Italisë, mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, me qëllim konvertimi.

Shpallet zona e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në bashkinë Vlorë

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”” të territorit me sipërfaqe 885 557.6 m2, në bashkinë Vlorë.

Program kombëtar për grumbullimin dhe menaxhimin e të dhënave në peshkim dhe akuakulturë

Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit e të akuakulturës dhe përmbajtjen e programeve të kampionimit shumëvjeçar të kërkimit shkencor në det.

Qeveria miraton paketën e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre

Këshilli i Ministrave miratoi sot paketën e re të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, një masë e cila hyn në fuqi nga data 1 korrik 2026.

Qeveria miraton hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Dublin

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, Republika e Irlandës, duke zgjeruar më tej rrjetin e përfaqësive diplomatike të vendit tonë.