Inteligjenca artificiale, sfidat dhe mundësitë që sjell në kinematografi

Integrimi i Inteligjencës Artificiale në industrinë e kinematografisë dhe nevoja për krijimin e një kuadri ligjor për përdorimin e saj ishin në fokus të një tryeze të rrumbullakët të organizuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit AI.