Cara: Grupe pune për evidentimin e dëmeve nga reshjet në Kurbin

Bashkia e Kurbinit ka ngritur grupet e punës dhe sipas njësive administrative do të vijojnë evidentimin e dëmeve në banesa, blegtori dhe toka bujqësore si pasojë e reshjeve të shiut.

Cara: Probleme në disa zona të Kurbinit nga reshjet intensive, ekipet e emergjencës në terren

Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, deklaroi sot se reshjet shumë intensive brenda pak orësh kanë krijuar situata problematike në disa zona të bashkisë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën në terren.