Ibrahimaj: “Solaris Nexus”, fituese e grantit 2024 dhe shembull inovacioni në energji

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, vlerësoi sot historinë frymëzuese të sipërmarrësit Bujar Bakiu dhe kompanisë së tij Solaris Nexus, si një shembull konkret të inovacionit shqiptar në fushën e energjisë së rinovueshme.