Fondacioni “Kujtesa Bullgare” siguroi ndriçimin urban në katër fshatra të Bashkisë së Pustecit

Dorëzimi simbolik i donacionit u zhvillua në fshatin Zaroshkë në prani të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, SH. T. Z. Ivaylo Kirov, Kryetarit të Bashkisë së Pustecit z. Kolefski, Zëvendëskryetarit të Bashkisë z. Jani Nikola dhe përfaqësuesve të fondacionit “Kujtesa Bullgare”.