
Category: ORG
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, ambasadoren Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi ministrit një kopje të Raportit të Progresit 2026 për Shqipërinë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa, ku në fokus ishte ecuria e procesit të integrimit evropian, projektet e përbashkëta dhe prioritetet në fushat e kulturës, rinisë dhe trashëgimisë kulturore.
Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e Bashkimit Europian.
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, i ka dorëzuar Raportin e Progresit 2026 për Shqipërinë Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian dhe dy bashkëkryetarëve të tij, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në Kryesinë e Kuvendit ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi raportin e progresit 2026 për Shqipërinë.
Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Sofia Moreira de Sousa në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, pas dorëzimit të Progres raportit për Shqipërinë tha se mesazhi i tij është i thjeshtë “Shqipëria ka ecur përpara”.
Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi progresraportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një seminar kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve dhe ekspertëve nga Kroacia dhe Greqia.
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, u takua sot me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me të cilin diskutoi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një vizitë në Elbasan, ku u njoh me nisma për fuqizimin ekonomik të grave, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe rolin e bashkisë në procesin e integrimit europian të vendit.









