Gogu: 26,6% më shumë të ardhura për buxhetin nga shërbimi përmbarimor

Të ardhurat e derdhura në buxhetin e shtetit nga Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror janë rritur me 26,6% gjatë periudhës janar-korrik 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Të ardhurat e derdhura në buxhetin e shtetit nga Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror janë rritur me 26,6% gjatë periudhës janar-korrik 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ndau në rrjetet sociale statistikat e shtatëmujorit, duke theksuar se rritja e të ardhurave shoqërohet edhe me lehtësimin e marrjes së shërbimeve nga qytetarët.

Sipas të dhënave, gjatë periudhës janar-korrik 2025 janë realizuar 66.006.421 lekë të ardhura, ndërsa të ardhurat e derdhura në buxhet gjatë janar- korrik 2026 kanë arritur në 83.564.613 lekë.

Në fokus është edhe digjitalizimi i shërbimeve. Gjatë kësaj periudhe janë ofruar online, përmes platformës e-Albania, 1762 vërtetime, ndërsa numri i pensioneve ushqimore të trajtuara ka arritur në 8297.

Gjithashtu gjatë janar-korrikut 2026 janë regjistruar 57.360 dosje përmbarimore, ndërsa 5186 çështje janë ekzekutuar tërësisht. Po gjatë kësaj periudhe, 6424 çështje kanë marrë zgjidhje ligjore, ndërsa janë paraqitur 932 kërkesa të reja për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

“26,6% më shumë të ardhura, krahasuar me një vit më parë. Më pak hapa e më pak lodhje për qytetarin, falë vërtetimeve online në e-Albania”, u shpreh Gogu.

Sipas ministrit, eficienca e shërbimit përmbarimor është e lidhur drejtpërdrejt me zbatimin e vendimeve gjyqësore. “Sepse drejtësia nuk përfundon te vendimi. Ajo merr vlerë kur ky vendim zbatohet”, theksoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama merr pjesë në Samitin e Euro News për turizmin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e Euro News për Turizmin, që do të zhvillohet sot, më…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama merr pjesë në Samitin e Euro News për turizmin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e Euro News për Turizmin, që do të zhvillohet sot, më…