Lamallari dhe Gonxhja inspektojnë masat e sezonit turistik në Sarandë: Siguri për qytetarët, zero paligjshmëri

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe kryetari i Bashkisë Oltion Çaçi zhvilluan në Sarandë një inspektim të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe kryetari i Bashkisë Oltion Çaçi zhvilluan në Sarandë një inspektim të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, në një kohë kur flukset e turistëve dhe qytetarëve në portet dhe pikat e tjera të kalimit kufitar vijojnë të rriten.

Siguria e qytetarëve dhe turistëve, garantimi i rendit publik dhe reagimi i shpejtë i strukturave ligjzbatuese mbeten prioritete gjatë sezonit turistik.

Ministri Lamallari theksoi se rritja e numrit të turistëve sjell edhe më shumë përgjegjësi për Policinë e Shtetit, duke vlerësuar punën e punonjësve të policisë në garantimin e jetës dhe sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve.

“Ne kemi tre mesazhe kryesore si Ministri e Punëve të Brendshme. Së pari, siguria e jetës së qytetarëve dhe e turistëve. Sa më shumë ata vijnë e vizitojnë jo vetëm Sarandën, por gjithë bregdetin shqiptar, kjo nënkupton më shumë përgjegjësi për Policinë e Shtetit”, u shpreh ministri Lamallari.

Ai nënvizoi se gjatë sezonit turistik nuk do të tolerohet paligjshmëria, ndërsa reagimi i shpejtë dhe profesional i Policisë së Shtetit ndaj çdo kërkese për ndihmë është thelbësor për forcimin e besimit të qytetarëve dhe turistëve.

“Do të lejojmë zero paligjshmëri, qoftë në kuptim të aktiviteteve kriminale, paligjshmërive të ndryshme, ato që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore. Kurdoherë që kërkohet ndihmë nga qytetarët, reagimi i shpejtë, i menjëhershëm i Policisë së Shtetit është kritik, është i rëndësishëm”, theksoi Lamallari.

Ministri i Punëve të Brendshme vuri gjithashtu theksin te bashkëpunimi ndërinstitucional, duke e cilësuar garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe cilësor si një përgjegjësi të përbashkët të institucioneve qendrore dhe vendore.

“Një turizëm cilësor, që kontribuon në ekonominë kombëtare, nënkupton dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve. Prandaj kemi zgjedhur të jemi këtu së bashku me Ministrin e Turizmit, për të bashkuar forcat”, tha ai.

Në fokus të inspektimit ishin gjithashtu administrimi i hapësirave publike dhe plazheve, garantimi i aksesueshmërisë dhe sigurisë për pushuesit, si dhe respektimi i rregullave për zhurmat, me qëllim që zhvillimi i aktivitetit turistik të shoqërohet me respektimin e qetësisë dhe të drejtave të banorëve dhe pushuesve.

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse dhe pushtetin vendor, vijon zbatimin e masave për një sezon turistik të sigurt, të rregullt dhe cilësor, duke synuar që vizitorët vendas dhe të huaj të largohen nga Shqipëria me përshtypjet më të mira dhe të rikthehen sërish.

Marrë nga ATSH

Nufi: FA në terren në Abaze të Krujës në përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se efektivët po punojnë së bashku me strukturat e tjera të emergjencave…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: FA në terren në Abaze të Krujës në përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se efektivët po punojnë së bashku me strukturat e tjera të emergjencave…