Viti i ri shkollor, më shumë teknologji dhe siguri në shkolla

Sipas udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, gjatë këtij viti do të monitorohen nga afër përdorimi i laboratorëve Smart, performanca e shkollave dhe zhvillimi profesional i mësuesve.


Viti i ri shkollor 2026-2027 sjell më shumë teknologji, cilësi dhe siguri në shkolla.

Sipas udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, gjatë këtij viti do të monitorohen nga afër përdorimi i laboratorëve Smart, performanca e shkollave dhe zhvillimi profesional i mësuesve.

Në fokus do të jetë përdorimi i teknologjisë si një instrument në funksion të procesit mësimor, me synim përmirësimin e përvojës së nxënësve dhe zhvillimin e aftësive të nevojshme për të ardhmen.

Një tjetër prioritet do të jetë forcimi i zhvillimit profesional të mësuesve, përmes rritjes së kompetencave dhe mbështetjes së tyre në përballimin e kërkesave të reja të arsimit.

Një tjetër element i rëndësishëm do të jetë vlerësimi i shkollave përmes Kartës së Performancës së Shkollës, si një instrument për monitorimin dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Në fokus do të jetë gjithashtu forcimi i arsimit profesional dhe zhvillimi i programit “Pas Shkolle”, me synim krijimin e më shumë mundësive për nxënësit dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës dhe sfidat e së ardhmes.

Siguria në shkolla mbetet gjithashtu një nga prioritetet kryesore. Masat do të përqendrohen te parandalimi i bullizmit dhe dhunës, si dhe krijimi i një mjedisi më të sigurt dhe gjithëpërfshirës për nxënësit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…