
Category: Ministrite
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndodhet në Stamboll ku do të marrë pjesë në Takimin e Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës për Paqe Ballkanike, me ftesë të homologut turk Hakan Fidan.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin “Për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, të komponentëve të tyre kryesorë dhe të municioneve”.
Qeveria në bashkëpunim me bashkitë e vendit po përgatit një plan të përbashkët kundër ndotjes nga plastika në territor.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka deklaruar se prania e Ivanka Trump sonte në Kryeministri përbën një sinjal të fortë politik dhe njerëzor të besimit që Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka ndaj kryeministrit Edi Rama.
Stenda e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit Fitur në Madrid mirëpriti sot përfaqësues të medieve dhe platformave kryesore spanjolle, si Mallorca Diario, La Razón dhe Forbes Travel Spanjë.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektoi sot kompleksin stërvitor në Bizë/Pajet, një investim strategjik që synon modernizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të trajnimit të Forcave të Armatosura si dhe zhvillimin e stërvitjeve ndërkombëtare sipas standardeve bashkëkohore të NATO-s.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit, ku po shqyrtohet miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, se ky është një moment me peshë të veçantë për mënyrën se si Shqipëria po shihet dhe po dëgjohet në arenën ndërkombëtare.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, njoftoi se ka nisur një tur dëgjesash me fermerët në të gjithë vendin, me qëllim përshtatjen sa më të mirë të skemës kombëtare të mbështetjes së fermerëve e nevojat që ata kanë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja nga Madridi, ku gjendet për panairin e turizmit “Fitur”, premtoi që sezoni turistik 2026 do të jetë më i miri që kemi pasur ndonjëherë.
Në punimet e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, u shqyrtua sot projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.









