
Category: Ministria e Turizmit, Kultures dhe Sportit
Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në promovimin e ndërsjellë të turizmit ishte në fokus të takimit mes drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela dhe ambasadorit të Italisë në Tiranë, Marco Alberti.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja takoi në Dubai, ministrin e Sporteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, H.E. Ahmad Belhoul Al Falasi.
Gjatë vizitës zyrtare në Dubai, në kuadër të Samitit të Mikpritjes së Ardhshme, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, takoi Abdulla Bin Touq Al Marri, ministër i Ekonomisë i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë vizitës së tij në Abu-Dabi, zhvilloi një takim me Saif Rashid Al Noaimi, CEO i kompanisë ETHARA, që menaxhon Yas Marina Circuit, një nga pistat më prestigjioze të Formula 1 dhe destinacion ndërkombëtar i sporteve motorike, turizmit dhe argëtimit luksoz.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me kryetaren e Grupit të Punës për Turizmin në Dhomën e Tregtisë të Abu-Dabit, Shaikha Nasser Al Nowais.
Shqipëria po merr pjesë në panairin Future Hospitality Summit 2025, që u hap sot në Dubai me pavijonin “Albanian Soundscapes”.
Kryevepra e arkitekturës islame dhe trashëgimisë sonë kulturore, Xhamia e Plumbit në Shkodër, e cila ka mahnitur historianët për stilin e vet origjinal, tashmë ka dalë nga problematika e përmbytjeve kronike.
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit bëri të ditur se, së shpejti, do të ndërhyhet në Kalanë e Borshit, për t’i dhënë këtij monumenti një jetë të re.
60 vjet më parë u themelua Instituti i Monumenteve të Kulturës i cili sot mban emrin Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, një gur themeli në rrugën e gjatë të ruajtjes, mbrojtjes e promovimit së trashëgimisë kulturore shqiptare.
Një sërë aktivitetetesh artistiko-kulturore janë të programuara për t’u zhvilluar gjatë kësaj jave në Tiranë e qytete të tjera.









