Asistencë falas për “E-Albania” pranë bashkive, Balluku: Avokatët dhe noterët që kërkojnë pagesë shkelin ligjin

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi nga afër sportelet në bashkinë e Lushnjës ku tashmë ofrohet shërbimi për qytetarët që kanë nevojë për asistencë për aplikime të ndryshme në portalin e-Albania.

Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Europës

Kryeministri Edi Rama ishte sot i ftuar i nderit nga qeveria e Bavarisë, për të mbajtur fjalën e rastit në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele”, ku çdo vit një i ftuar adreson temën e Europës.

Rriten me rreth 72% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara në 6-mujorin e parë 2025

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke reflektuar një përmirësim të mëtejshëm në menaxhimin aktiv të pasurive në administrim.

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë

Forcimi i partneritetit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe agjenda evropiane ishin pjesë e bashkëbisedimit të sotëm në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme mes ministrit Igli Hasani dhe 2 anëtarëve të Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe David Preisendanz, pjesë e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU).

Rama: 4.76 milionë vizitorë të huaj në gjashtë muajt e parë të 2025

Bukuritë e Shqipërisë, që nga majat e Alpeve të thepisura, brigjet magjepsëse të rivierës shqiptare dhe të Adriatikut, sitet e trashëgimisë në UNESCO, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe natyrorë, parqet kombëtare, fshatrat e bukur turistikë nga veriu në jug, kulinaria dhe prodhimet tradicionale tërhoqën 4.76 milionë të huaj gjatë 6 muajve të këtij viti.

Ekonomia blu në Adriatik, nëntë pika të peshkimit artizanal

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dritan Palnikaj, mori pjesë në takimin ministror “Qëndrueshmëria, inovacioni dhe bashkëpunimi në ekonominë blu për detin Adriatik”.

“Murali i Shpresës”, të dënuarit në Fier japin mesazhe paqeje

Në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në Fier, të dënuarit u bënë pjesë e një aktiviteti simbolik të quajtur “Murali i Shpresës”, i cili synon të përcjellë mesazhe paqeje, rilindjeje dhe ndryshimi.

Matura Shtetërore, nisin aplikimet për formularin A1Z

Janë hapur aplikimet online për Formularin A1Z nëpërmjet portalit e-Albania, për të gjithë maturantët e viteve të kaluara që duan të vijojnë studimet universitare këtë vit.

Koçiu: Forcojmë sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se po punohet për një kuadër të ri ligjor, të përafruar me direktivat e BE-së, që forcon sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare.

100 të rinj trajnohen për teknologji e inovacion nga instruktorë të Stanford University

Në qytetin e Korçës u çel sot edicioni i ri i Korça ICT Academy & Code for Albania 2025.