
Category: Ditari
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim “Shtëpinë e Futbollit” Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Abbottm
Presidenti Bajram Begaj konfirmoi sot se Shqipëria qëndron krah partnerëve dhe aleatëve strategjikë dhe mbetet e përkushtuar në politikën e saj të jashtme të linjëzuar me atë të Bashkimit Europian.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj iu përgjigj sot deklaratave të opozitës, e cila pretendon se në rastin e ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella u shkel Kushtetuta.
Presidenti Bajram Begaj dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali zhvilluan sot një takim në Nju-Jork me Richard Grenell, i cili shërben si Emisar Special i presidentit Donald Trump për Misionet e Posaçme, si dhe Drejtor Ekzekutiv në detyrë i “John F. Kennedy Center for the Performing Arts” në Uashington D.C.
Ambasada e Francës në Shqipëri në bashkëpunim me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) dhe COD kanë sjellë artistikisht një ekspozitë fotografike që ilustron mbështetjen e Francës për projekte që kanë në fokus mjedisin dhe ndryshimet klimatike
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot nga Abu-Dabi (Abu Dhabi) se “Shqipëria synon të bëhet nyja digjitale e rajonit”, ndërsa për këtë qëllim po vendos partneritete me kompani lidere në fushën e inteligjencës artificiale.
Ekipi i Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura zhvilloi sot një vizitë në disa njësi homologe në Kosovë.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvilloi sot një vizitë në shkollën amerikane të qytetit të Nju-Jorkut, P.S.108 Philip J.Abinanti, e cila aplikon për herë të parë programin akademik dygjuhësh shqip-anglisht.
Këshilli i Ministrave miratoi sot emërimin në detyrë të tri zëvendësministreve, si dhe largimin nga detyra të dy zëvendësministrave të tjerë.
Shqipëria synon të pozicionohet si një lider rajonal në prodhimin dhe eksportin e energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030, përmes një strategjie ambicioze zhvillimi në sektorin energjetik.









