Rama: Do bëjmë gjithçka që të përmbyllim bisedimet e anëtarësimit brenda 2027-ës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Bruksel se Shqipëria nuk merr asnjë gjë të mirëqenë në raport me anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërsa siguroi se “do të bëjmë gjithçka që të përmbyllim bisedimet e anëtarësimit brenda vitit 2027 dhe të hyjmë më pas në fazën e mbështetjes politike e të anëtarësimit të plotë”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Bruksel se Shqipëria nuk merr asnjë gjë të mirëqenë në raport me anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërsa siguroi se “do të bëjmë gjithçka që të përmbyllim bisedimet e anëtarësimit brenda vitit 2027 dhe të hyjmë më pas në fazën e mbështetjes politike e të anëtarësimit të plotë”.

Pas mbajtjes së Konferencës së 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, kryeministri Rama doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin në Bashkimin Europian, dhe Marie Bjerre, Ministre e Punëve të Jashtme të Danimarkës, vend i cili mban Presidencën e Këshillit të BE-së.

“Sot Shqipëria del me krenari nga kjo fazë e parë, madje me një ndjenjë edhe të madhe përgjegjësie. Ne nuk përfaqësojmë këtu partinë politike apo vetëm një pikëpamje politike. Përfaqësojmë këtu një komb që mbështet si askush tjetër BE-në dhe anëtarësimin në BE”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se më shumë se sa 90% e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin në BE.

“Jam i sigurt që ata shumë pak që janë në këtë përqindje shumë të vogël që mbetet thjesht nuk do kenë pasur ditë të mirë në momentin që është bërë sondazhi, sepse vështirë të mendoj ndonjë shqiptarë që mendon se anëtarësimi në BE nuk është ideja më e mirë dhe nuk është horizonti drejt së cilit duhet të synojmë për hir të fëmijëve tanë”, shtoi Rama.

Nga ajo me të cilën është përballur Shqipëria në këtë proces, Rama tha se “kemi mësuar një gjë shumë të rëndësishme, kurrë mos merr asnjë gjë të mirëqenë në Bruksel”.

“Kur të buzëqeshin shijoje, por mos e merr të mirëqenë. Mund t’i zhduket nga fytyra sa hap e mbyll sytë. Kështu që vazhdo më fort dhe përgjigju në çdo rrethanë me përulësi e me rezultate. Këto dy gjëra janë ato që ne vlerësojmë më shumë. Me ‘mentorin’ tonë Komisionin Europian, dhe me ‘të urtët’ nga ana tjetër, shtetet anëtare, jemi në duar të mira. Por ne nuk harrojmë asnjëherë se është puna e duarve tona që ka rëndësi jo për ata, por për ne, jo për Komisionin dhe shtetet anëtare, por për popullin shqiptar dhe brezin e ardhshëm”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…