Rama nis vizitën zyrtare në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në Kosovë, në kuadër të 18-vjetorit të pavarësisë së saj, që festohet nesër, më 17 shkurt.

Kumbaro: Nga shtatori nis zbatimi i kurrikulës së re me 171 tekste për klasat I, VI dhe X

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, e ftuar nga Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, prezantoi punën që po bën Ministria e Arsimit përmes Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, mbi rishikimin e kurrikulave dhe teksteve në arsimin bazë dhe atë të mesëm.

Gonxhja: Ligji për Sponsorizimin, gati në 2027-ën

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në fjalën e mbajtur sot në Asamblenë Zgjedhore të FShF-së, tha se deri në fundin e këtij viti do të jenë gati aktet nënligjore për Ligjin e Sponsorizimeve dhe nga viti 2027 ai do të jetë në fuqi, duke i dhënë më shumë frymëmarrje biznesmenëve që investojnë në sport.

Mbrojtja e viktimave të krimit, Lamallari: Kuadri ligjor i konsoliduar, sfidë mungesa e standardeve gjyqësore të unifikuara

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka theksuar sot nevojën për një sistem drejtësie që dëgjon, mbron dhe përkrah realisht viktimat e krimit.

Rama: Në Shqipëri nuk ka imunitet ndaj hetimit, por askush s’duhet të cenojë lirinë pa arsye të fortë

Kryeministri Edi Rama ngriti sërish sot shqetësimin lidhur me urdhërarrestet dhe masat e sigurisë, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë në Kryesinë e Kuvendit.

Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pushtetit ekzekutiv

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se nisma ligjore që ndalon pezullimin e funksioneve kushtetuese synon po ashtu të refuzojë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pushtetit ekzekutiv.

Rama: Kuvendi do të shprehet fillimisht për imunitetin e Ballukut, më pas për ndryshimet ligjore

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Parlamenti i Shqipërisë do të shprehet fillimisht për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe më pas për ndryshimet ligjore të prezantuara në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

Rama: Raportet e Këshillit të Europës evidentojnë nivelin e lartë të paraburgimeve

Kryeministri Edi Rama siguroi se mazhoranca që ai drejton është e vendosur për një drejtësi të pavarur, ndërsa ngriti shqetësimin për atë që e cilësoi si raste arbitrariteti në dhënien e masave të sigurisë.

Rama: Pezullimi nuk cenon personin, por funksionin e një institucioni

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se pezullimi nga detyra i një anëtari të kabinetit qeveritar nuk cenon personin, por funksionimin e institucionit.

Gonxhja me përfaqësues të Bankës Botërore: Synojmë turizëm me më shumë cilësi dhe vlerë për ekonominë lokale

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Grupi i Bankës Botërore, të kryesuar nga Ming Zhang, Drejtor Global për Zhvillimin Urban, Financat Nënkombëtare, Turizmin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive.