Restaurohen katër kisha monument kulture në Vithkuq e Voskopojë

Voskopoja dhe Vithkuqi kulmin e lulëzimit e kanë pasur në fillim të shekullit XVII dhe janë të njohura pasi gjatë kësaj periudhe kanë pasur së bashku 48 kisha dhe manastire, një pjesë e të cilave ekzistojnë edhe sot.

Dëbora zbukuron Tyrben e Abaz Aliut në malin e Tomorit

Pamje nga ky peizazh u publikuan nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili vlerësoi bukurinë natyrore dhe simbolikën shpirtërore të këtij vendi të veçantë në zemër të Tomorit.

Malaj: 10,4 miliardë lekë për rritjen mujore të pensioneve

Ministri i Financave, Petrit Malaj bën të ditur se pensionet do të jenë kryefjala e politikave sociale edhe gjatë vitit 2026.

Porti i Durrësit, mbi 726 mijë pasagjerë në 11-mujorin 2025

Porti i Durrësit mbetet nyja kryesore detare për lidhjen e Shqipërisë me vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit, rritjen e lëvizshërisë së qytetarëve dhe forcimin e transportit detar ndërkombëtar.

Kompensim 10% të TVSH-së për fermerët nga 1 janari

Nga data 1 janar 2026 ka nisur zbatimi i skemës së kompensimit të TVSH-së 10% për fermerët që do të shesin prodhimet e tyre bujqësore tek grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet e certifikuara.

Lara Colturi nis 2026-ën me podium, lë pas Mikaela Shiffrin

Lara Colturi ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2026 në Skitë Alpine.

Policia apel qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor

Policia Rrugore ka intensifikuar masat e kontrollit në të gjithë vendin, për shkak të motit të keq dhe shkeljeve të shumta të rregullave të qarkullimit rrugor, të evidentuara gjatë dy ditëve të para të Vitit të Ri 2026, disa prej të cilave me pasoja fatale.

Borëpastrueset në terren për mbajtjen hapur të aksit Qafë Thore–Theth

Si pasojë e reshjeve në bashkinë e Shkodrës është shembur rruga në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”, si dhe është vendosur sinjalistikë duke e bllokuar për të shmangur çdo rrezik.

Biznesit i fshihen borxhet tatimore e doganore deri në 2014, lehtësime për 2015–2024

Rreth 202 387 tatimpagues debitorë ndaj administratës tatimore dhe doganore, me detyrime të papaguara në vlerën 162,5 miliardë lekë deri më 31 dhjetor 2024, përfitojnë nga ligji i ri që ka hyrë në fuqi nga 1 janari, i cili parashikon fshirjen, shuarjen dhe lehtësimin e detyrimeve tatimore dhe doganore të bizneseve.

Rama: Llixhat e Bënjës po ndryshojnë pamje për të pritur turistët

Përmeti është një mundësi më shumë për turistët, që kanë mundur të shijojnë dhe përjetojnë bukuritë e tij, si në turizmin kulturor, shëndetësor dhe atë ekologjik.