
Category: Ditari
Lirimi i hapësirave publike, po vazhdon në të gjithë vendin, jo vetëm në zonat urbane, por edhe në bregdet. Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike është në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një vizitë në Bazën Ajrore të Farkës, ku u takua me pilotët hungarezë të dy helikopterëve H225M, të cilët ndodhen në Shqipëri për të ndihmuar në përballimin e zjarreve në disa zona të vendit.
Komiteti i Mbrojtjes Civile zhvilloi një mbledhje të përbashkët me Prefekturën e qarkut Korçë, për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga zjarret.
Kjo marrëveshje synon të lehtësojë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe të garantojë një mjedis më të sigurt dhe më të drejtë tatimor për individët dhe bizneset që ushtrojnë veprimtari në të dyja shtetet.
Agjencia e Zhvillimit të Territorit do të mbikëqyrë edhe lejet e ndërtimit në kompetencë të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, përmes kontrolleve në terren dhe monitorimit të sistemeve të kamerave.
Këshilli i Ministrave ngarkoi sot Fondin Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor për kryerjen e procedurës së prokurimit publik për krijimin e hapësirave të reja për arkivin e Kryeministrisë.
Këshilli i Ministrave vendosi sot përcaktimin e masës së financimit për projektin “Ekipet Sportive në Shkolla” në kuadër të lëvizjes olimpike shqiptare dhe për aktivitete në kuadër të ndërkombëtarizimit të sporteve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).
Ministria e Financave publikoi sot për konsultim publik projektvendimin për metodologjinë, rregullat dhe procedurat për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, si dhe për llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u takua me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Yaşar Güler.
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi sot Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur pozicionin e saj negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.








