
Category: Ditari
Situata e zjarreve në vend po stabilizohet dhe po vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve, falë angazhimit maksimal të koordinuar të mbi 2000 forcave operacionale, përfshirë FA, MZSH, Strukturat e Emergjencave Civile Lokale, Policinë e Shtetit, bashkitë dhe vullnetarët.
Në Borsh, Piqeras dhe Sasaj rinisi mëngjesin e sotëm aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore
Dita e parë e Porto Palermo Festival nisi përtej skenës, me një akt simbolik por shumë domethënës: pastrimin e zonës përreth kalasë dhe detit nga mbi 150 vullnetarë e zhytës të përkushtuar.
Kryeministri Edi Rama shprehu mëngjesin e sotëm falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare
Një vatër e madhe zjarri u shfaq në zonën e Qafës së Buallit në Bulqizë, në orët e vona të pasdites së djeshme
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri me dije se, aktualisht janë 17 vatra aktive në disa qarqe të Shqipërisë, ndërsa vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre.
Turistë nga gjithë bota po shijojnë këto ditë detin e mrekullueshëm, mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit.
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur sot se të gjitha nënstacionet e rrezikuara nga zjarret dhe ngarkesa maksimale gjatë 24 orëve të fundit janë aktualisht funksionale.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka hapur thirrjen për përzgjedhjen e ekipit shqiptar që do të marrë pjesë në ‘European Cyber Security Challenge (ECSC) 2025’, që zhvillohet nga 6 deri më 10 tetor në Varshavë, Poloni.
Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi sot një takim pune me drejtorin e Autoritetit Portual Durrës, Kreshnik Bajraktari, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe garantimin e shërbimeve efikase për qytetarët dhe bizneset që operojnë në port.









