Tarran takon Xhafajn: OSBE, mbështetje hartimit të projektplanit strategjik të Kuvendit

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran u takua dje me kryetarin e komisionit të ri parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj.

Rama në Izrael: Shqipëria, angazhim të palëkundur në luftën kundër antisemitizmit

Kryeministri Edi Rama, i cili po vijon vizitën në Jeruzalem, iu adresua sot Konferencës Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit, e cila përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Vengu: Ulja e borxhit dhe deficitit, dy kriteret e mirëqeverisjes sonë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot gjatë punimeve në Kuvend se dy janë kriteret e mirëqeverisjes së Partisë Socialiste, kriteri i uljes së borxhit dhe uljes së deficitit.

Gonzato: Forcimi i sundimit të ligjit, gur themeli i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Forcimi i sundimit të ligjit mbetet një gur themeli i rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Spiropali: Shqipëria, 15 herë më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi sot aktivitetin “Ura që lidh brezat”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Përkujtimi i Holokaustit, ambasadori gjerman: Shqipëria, shembull vërtet i jashtëzakonshëm

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, theksoi se “Holokausti është kapitulli më i errët në historinë e Gjermanisë. Është një krim që lindi nga urrejtja, mungesa e tolerancës, indiferenca dhe shpërfillja sistematike e dinjitetit njerëzor”.

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Historia unike e Shqipërisë ndaj hebrenjve, shembull morali

Në një mesazh dërguar për këtë aktivitet, ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, u shpreh se historia unike e Shqipërisë qëndron sot si një shembull morali.

Begaj: Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit të shërbejë si thirrje për të jetuar me dinjitet dhe në paqe

Sot, në Ditën e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, presidenti Bajram Begaj, përcolli një mesazh ku thekson rëndësinë e impenjimit dhe të përgjegjësisë së përbashkët për mbrojtjen e dinjitetit të patjetërsueshëm njerëzor dhe të drejtat universale për të jetuar në paqe.

Strategjia për zhvillimin e futbollit 2026-2030, Gonxhja: Ligji për sponsorizimet, hap kyç

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) prezantoi këtë të hënë strategjinë e re katërvjeçare “Vision to Victory 2026-2030”, e cila synon të sjellë zhvillime cilësore në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar. Strategjia është ndërtuar në bashkëpunim me ekspertët e UEFA-s dhe mbështetet në një punë kërkimore të gjatë.

Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda gjashtëmujorit të parë mbyllim disa kapituj me BE

Ambasadori i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Ferit Hoxha theksoi se brenda gjashtëmujorit të parë do të mbyllen disa kapituj, në kuadër të procesit të integrimit.