Nufi: Industria e mbrojtjes, shtyllë e re e zhvillimit ekonomik dhe sigurisë kombëtare

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, së bashku me zëvendëskryeministren Albana Koçiu, zhvilluan një vizitë inspektuese në kantierin e kompanisë “Guna Tactical”, ku po ndërtohet një nga investimet më të rëndësishme në industrinë shqiptare të mbrojtjes.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, së bashku me zëvendëskryeministren Albana Koçiu, zhvilluan një vizitë inspektuese në kantierin e kompanisë “Guna Tactical”, ku po ndërtohet një nga investimet më të rëndësishme në industrinë shqiptare të mbrojtjes.

Gjatë vizitës u vlerësua ecuria e punimeve dhe rëndësia strategjike e këtij investimi, i cili përfaqëson një hap konkret në drejtim të zhvillimit të një industrie moderne të mbrojtjes, me potencial të lartë për të kontribuar në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë.

“Guna Tactical po ndërton një fabrikë të specializuar për projektimin dhe prodhimin e veshjeve dhe aksesorëve për Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Policinë e Burgjeve, struktura të tjera të sigurisë, si dhe për partnerë nga vendet anëtare të NATO-s”, u shpreh Nufi në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Nufit, ky investim pritet të krijojë rreth 1,200 vende të reja pune, duke sjellë teknologji moderne, ekspertizë të avancuar dhe standarde bashkëkohore të prodhimit.

“Projekti synon të integrojë industrinë shqiptare të mbrojtjes në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit, duke rritur konkurrueshmërinë e saj dhe duke forcuar pozicionin e Shqipërisë si një partner i besueshëm në hapësirën euroatlantike”, nënvizoi ai.

Nufi theksoi gjithashtu zhvillimi i industrisë së mbrojtjes është një nga prioritetet strategjike të qeverisë, me synimin për ta shndërruar këtë sektor në një motor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik, inovacionit teknologjik dhe fuqizimit të sigurisë kombëtare.

“Investime të tilla dëshmojnë angazhimin për ndërtimin e një industrie shqiptare të mbrojtjes më të fortë, më konkurruese dhe të integruar ngushtë me partnerët strategjikë dhe aleatët e NATO-s”, cilësoi Nufi.

Marrë nga ATSH

Rama nxjerr karrige para Kryeministrisë: Kush do dialog, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë

Kryeministri Edi Rama ka vendosur karrige sot para Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog”, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për gatishmëri…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama nxjerr karrige para Kryeministrisë: Kush do dialog, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë

Kryeministri Edi Rama ka vendosur karrige sot para Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog”, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për gatishmëri…