Sula: Siguria ushqimore, zjarret dhe minierat në fokus të masave për qarkun e Dibrës

Inspektori i Përgjithshëm, Dash Sula deklaroi sot se me rritjen e numrit të vizitorëve gjatë periudhës verore, kontrollet në subjektet që tregtojnë e përpunojnë produkte ushqimore do të intensifikohen, me qëllim garantimin e standardeve të sigurisë dhe cilësisë për banorët dhe turistët.


Inspektori i Përgjithshëm, Dash Sula deklaroi sot se me rritjen e numrit të vizitorëve gjatë periudhës verore, kontrollet në subjektet që tregtojnë e përpunojnë produkte ushqimore do të intensifikohen, me qëllim garantimin e standardeve të sigurisë dhe cilësisë për banorët dhe turistët.

Në një prononcim për mediet, Sula theksoi rëndësinë e sigurisë ushqimore në kuadër të masave të ndërmarra për sezonin turistik në qarkun e Dibrës.

Ai bëri me dije se, përveç sigurisë ushqimore, fokus i veçantë do t’i kushtohet edhe problematikave të tjera specifike të qarkut si siguria e minierave.

“Bashkia Bulqizë, e njohur për aktivitetin e saj në nxjerrjen e kromit, mbetet një ndër zonat me prioritet të lartë inspektimi. Sipas të dhënave të prezantuara, gjatë vitit 2026 janë regjistruar vetëm 3 aksidente në punë në minierat e Bulqizës, pa asnjë pasojë në humbje jete, shifër që tregon efektin e masave të deritanishme, por që kërkon vigjilencë të vazhdueshme. Do të shtohen kontrollet në subjektet minerare për respektimin e standardeve të sigurisë në punë, gjendjen teknike të galerive dhe pajisjeve, si dhe parandalimin e aksidenteve”, tha Sula.

Lidhur me kontrollin veterinar dhe importin e gjësë së gjallë, Sula tha se “qarku i Dibrës mban një peshë të veçantë për shkak të pikës kufitare që lidh vendin me Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet së cilës kalon një vëllim i konsiderueshëm i importit të gjësë së gjallë”.

Inspektori theksoi se do të forcohen kontrollet veterinare kufitare, duke garantuar respektimin e protokolleve shëndetësore dhe të karantinës, për të parandaluar hyrjen e sëmundjeve infektive dhe për të siguruar cilësinë e produkteve me origjinë shtazore që hyjnë në treg përmes kësaj pike.

Në lidhje me masat parandaluese ndaj zjarreve Sula kërkoi bashkëpunim me strukturat vendore dhe angazhim maksimal i institucioneve përgjegjëse gjatë sezonit të thatë, veçanërisht në zonat malore dhe pyjore të qarkut.

Sa i përket sigurisë rrugore dhe infrastrukturës, Sula u shpreh se “me rritjen e fluksit turistik në akset drejt zonave malore (si Peshkopia, Bulqiza, Maqellara), do të monitorohet gjendja e rrugëve dhe respektimi i kufizimeve për mjetet me tonazh të lartë”.

Ndërsa për mbrojtjen e mjedisit Sula tha se ka kontrolle të shtuara ndaj subjekteve që operojnë pranë burimeve ujore dhe zonave natyrore, për të parandaluar ndotjen nga aktiviteti minerar dhe industrial.

Inspektori i Përgjithshëm theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet kyç për zbatimin efektiv të këtyre masave dhe siguroi publikun se strukturat inspektuese do të jenë prezente në terren gjatë gjithë sezonit, me fokus të veçantë te zonat me risk më të lartë, si Bulqiza, dhe te pika kufitare për importin e gjësë së gjallë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Karakaçi prezanton në OKB, Raportin Vullnetar Kombëtar të Shqipërisë për zbatimin e Agjendës 2030

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, prezantoi në Kombet e Bashkuara Raportin Vullnetar Kombëtar (VNR) të Shqipërisë, gjatë ditës…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi prezanton në OKB, Raportin Vullnetar Kombëtar të Shqipërisë për zbatimin e Agjendës 2030

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, prezantoi në Kombet e Bashkuara Raportin Vullnetar Kombëtar (VNR) të Shqipërisë, gjatë ditës…