Ibrahimaj: Miratohet marrëveshja për sigurimet shoqërore me Slloveninë

Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Republikën e Sllovenisë.


Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Republikën e Sllovenisë.

Në një prononcim për medie pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj nënvizoi sot rëndësinë e këtij projektvendimi.

“Kjo e çon numrin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë në 17, ku bashkë me marrëveshjen që po firmos me Slloveninë janë 11 marrëveshje të cilat janë firmosur me vendet e Bashkimit Europian”, informoi Ibrahimaj.

Ministrja kujtoi se kjo është një politikë e cila prej disa vitesh tashmë ka filluar dhe është intensifikuar nga ana e qeverisë shqiptare.

“Kjo është një politikë thelbësore në mbrojtjen e të drejtave të punës dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe pagesave që çdo individ mund të marrë në të ardhmen pasi ka kryer disa vite pune në Republikën e Shqipërisë dhe disa vite pune në një vend tjetër”, shtoi ajo.

Ibrahimaj theksoi se ky ka qenë një problem i mbartur në vite.

“Gjatë vitit të kaluar kemi firmosur dhe ratifikuar marrëveshjen me Italinë që është më e rëndësishmja pasi numri i shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë në Itali është shumë i lartë”, tha Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se deri tani janë 20 mijë shqiptarë që kanë përfituar nga marrëveshjet që janë firmosur për njohjen e viteve të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe po vazhdohet me intensitet të lartë.

Sipas saj janë katër marrëveshje të tjera që janë duke u negociuar dhe shumë shpejt do të paraqiten në Këshillin e Ministrave për miratim.

Burimi ATSH

Zhvillimi i ekonomisë malore, miratohen 11 zona të reja në Shijak

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zhvillimi i ekonomisë malore, miratohen 11 zona të reja në Shijak

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e…