Karakaçi prezanton në OKB, Raportin Vullnetar Kombëtar të Shqipërisë për zbatimin e Agjendës 2030

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, prezantoi në Kombet e Bashkuara Raportin Vullnetar Kombëtar (VNR) të Shqipërisë, gjatë ditës së dytë të Forumit Politik të Nivelit të Lartë për Zhvillimin e Qëndrueshëm.


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, prezantoi në Kombet e Bashkuara Raportin Vullnetar Kombëtar (VNR) të Shqipërisë, gjatë ditës së dytë të Forumit Politik të Nivelit të Lartë për Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Karakaçi bëri të ditur se raporti përbën një dëshmi të progresit të arritur nga Shqipëria në zbatimin e Agjendës 2030 dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Shqipëria vjen me rezultate konkrete, reforma të rëndësishme dhe një angazhim të fortë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe gjithëpërfshirës social”, u shpreh ministri.

Sipas tij, në një kohë kur sfidat globale kërkojnë më shumë bashkëpunim, përgjegjësi dhe vizion, raporti pasqyron jo vetëm arritjet e vendit, por edhe përgjegjësinë për të vijuar me ritëm të lartë reformat dhe për të garantuar që askush të mos mbetet pas.

Karakaçi theksoi se ky angazhim ndahet me institucionet publike, partnerët ndërkombëtarë, shoqërinë civile, akademinë dhe qytetarët, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për realizimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Forumi Politik i Nivelit të Lartë i Kombeve të Bashkuara është një nga platformat kryesore ndërkombëtare për monitorimin dhe diskutimin e progresit në zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Agjendës 2030.

Raporti, i përgatitur nën koordinimin e Agjencisë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC), me mbështetjen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri gjatë gjithë procesit, vlerëson progresin e arritur që prej raportit të parë të paraqitur në vitin 2018 dhe përcakton veprimet prioritare të nevojshme për të përshpejtuar zbatimin e Agjendës gjatë pesë viteve të mbetura deri në vitin 2030.

Shqipëria hyn në periudhën përfundimtare pesëvjeçare të zbatimit të Agjendës 2030 në një moment vendimtar, ku përshpejtimi i zbatimit, forcimi i mekanizmave të realizimit dhe investimet e orientuara do të jenë thelbësore për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) dhe për të garantuar zbatimin e parimit themelor: “Askush të mos mbetet pas”.

Burimi ATSH

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…