
Amnistia hyri sot në fuqi, Gogu: Humanizmi dhe shteti i së drejtës ecin së bashku
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi sot pas hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë penale, duke e cilësuar atë si një mundësi të dytë për personat përfitues dhe një shprehje të humanizmit në zbatim të shtetit të së drejtës.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi sot pas hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë penale, duke e cilësuar atë si një mundësi të dytë për personat përfitues dhe një shprehje të humanizmit në zbatim të shtetit të së drejtës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gogu u shpreh se “nga sot, amnistia është realitet”, duke theksuar se pas çdo fotografie dhe çdo rasti qëndron historia e një familjeje që pret dhe shpresa për një fillim të ri.
Sipas ministrit, amnistia sjell jo vetëm një mundësi të dytë për ata që përfitojnë, por edhe përgjegjësinë për të ndërtuar një kapitull të ri në jetën e tyre.
“Nga sot, amnistia është realitet. Ka përqafime që flasin më shumë se fjalët. Pas çdo fotografie është një histori, një familje që pret dhe një mundësi e dytë që sjell me vete edhe përgjegjësinë për të nisur një kapitull të ri. Humanizmi dhe shteti i së drejtës ecin së bashku. Ky është kuptimi më i thellë i ligjit: t’i japë një shans të ri kujt e meriton, duke mbrojtur njëkohësisht interesin publik dhe sigurinë e shoqërisë”, shkruan Gogu teksa ka publikuar foto nga lirimi i të dënuarve.
Ligji për amnistinë hyri sot në fuqi duke mundësuar përfitimin e kategorive të përcaktuara në aktin ligjor, në përputhje me kriteret e parashikuara.
Marrë nga ATSH



















