
Category: Ditari
Kryeqendra e festimeve të pavarësisë, Vlora është veshur tashmë me dekorin kuqezi për të mirëpritur festat e Nëntorit.
Për katër ditë me radhë, Tirana do të shndërrohet në një ekspozitë të hapur arti, ku qyteti merr frymë në ritmin e krijimtarisë.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se bashkitë shqiptare kanë shënuar progres historik në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe mirëqeverisjen, duke u afruar me standardet europiane.
Ambasadori i Suedisë në vendin tonë, Niklas Ström tha sot se aktiviteti për Grantin e Performancën është një gur kilometrik për bashkitë shqiptare dhe për partneritetin suedez dhe zviceran për t’i bërë këto bashki më të forta.
Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese Asim Vokshi u betua sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Ambasadorja e Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Ruth Huber theksoi sot rëndësinë e decentralizimit të pushtetit vendor në rrugën drejt Bashkimit Europian, ndërsa theksoi rëndësinë e financimit mbi bazë performance.
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Kombet e Bashkuara në Shqipëri së bashku me institucione qeveritare, organizata partnere të shoqërisë civile, të rinj e të reja aktiviste, dhe qytetarë e qytetare në mbarë vendin, hapën fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” me temën globale “T’i japim fund dhunës digjitale ndaj të gjitha grave dhe vajzave.”
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizoi në Prishtinë një ceremoni me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, përfaqësues të partive politike, të komuniteteve fetare, etj.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja publikoi online pamje nga shumë prej urave të shpallura Monumente Kulture në vend, të cilat janë restauruar së fundmi.
Më 25 nëntor 1912, Elbasani u bë qyteti i parë që shpalli Pavarësinë, duke vendosur gurin e parë në themelin e shtetit të ri shqiptar.









