
Category: Biznes
Administrata Tatimore ka vënë në dispozicion një shërbim të ri online që lejon qytetarët të verifikojnë nëse përfitojnë rimbursim për fëmijët në ngarkim nën 18 vjeç dhe për shpenzimet arsimore.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja zhvilloi një inspektim në Degën Doganore Qafë Thanë për të ndjekur nga afër situatën në këtë pikë kufitare, pas vështirësive të krijuara nga bllokimi i qarkullimit në aksin rrugor Tiranë-Librazhd, që për disa ditë ndikoi edhe në lëvizjen e mjeteve të transportit dhe veçanërisht të kamionëve.
Në vitin 2024 në Shqipëri rezultojnë 119 870 ndërmarrje aktive, me një rritje prej 2,2 % krahasuar me vitin 2023, sipas rezultateve finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, ku u diskutua roli drejtues i Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin, ku nënshkroi Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit (DPQ) me kryetaren e bashkisë dhe senatore për Çështjet Ekonomike, Energjinë dhe Ndërmarrjet Publike të Berlinit, Franziska Giffey.
Ministria e Financave zhvilloi sot ankandin e obligacioneve 20-vjeçare, ku interesi i investitorëve rezultoi dukshëm mbi shumën e shpallur.
Tashmë drejt Stambollit ka tre shoqëri që ofrojnë fluturime, Turkish Airlines, Ajet, degë e Turkish dhe Pegasus.
Kryeministri Edi Rama ndau sot të dhënat e raportit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili konfirmon se ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri.
Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë kanë arritur në 7,32 miliardë euro, në fund të janarit 2026, duke prekur nivelin më të lartë historik. Krahasuar me janarin e vitit 2025, rezerva valutore u rrit me 16 %.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes qeverisë dhe sipërmarrjes për rritjen e konkurrencës, transparencës dhe eficiencës në përdorimin e fondeve publike.









